VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KROACIA SHËNON 20 VJETORIN E PAVARËSISË
E Shtunë, 10.08.2011, 09:33pm (GMT1)

Zagreb, 8 tetor 2011 (Kosovapress)

Me një sërë aktivitetesh Kroacia ka kremtuar të shtunën Ditën e Pavarësisë, duke përkujtuar 8 tetorin e vitit 1991, kur Kuvendi kroat unanimisht mori vendim që të shkëpusë lidhjet me Jugosllavinë e atëhershme.

Në shënimin e kësaj dite, një delegacion shtetëror i kryesuar nga presidenti Ivo Josipoviq, kryeministrja Jadranka Kosor dhe nënkryetari i Kuvendit, Vlladimir Sheks kanë vendosur kurora lulesh në përmendoren e viktimave, ushtarëve të vrarë dhe në varrin e presidentit kroat Franjo Tuxhman.

"Kroacia në 20 vjetët e fundit si shtet ka arritur mjaft shumë, ka ruajtur pavarësinë në një luftë të vështirë dhe të përgjakshme, por ka kryer një sërë reformash, falë të cilave ndodhet para nënshkrimit të marrëveshjes me Bashkimin Evropian", ka thënë Josipoviq.

Pavarësisht kësaj, ai ka shtuar se ka mbetur edhe shumë punë për t'u bërë, sidomos në fushën e ekonomisë, ndërtimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut...

(http://www.kosovapress.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.