VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NATO DHE BE: DHUNA NË KOSOVË ËSHTË FATALE PËR ASPIRATAT EVROPIANE TË SERBISË
E Enjte, 12.01.2011, 11:12pm (GMT1)

E enjte, 01 Dhjetor 2011

Zëri i Amerikës, Uashington

Aleanca e Natos dhe Bashkimi Evropian dënuan sulmet e fundit nga serbët etnikë në veri të Kosovës, ndërsa Serbia është vënë nën presion për t'i dhënë fund trazirave në rajonin e tensionuar kufitar për të siguruar statusin e vendit kandidat për anëtarësimin në BE.

Në një deklaratë sot, Këshilli i Atlantikut të Veriut, organi drejtues i Natos tha se është thellësisht i shqetësuar rreth vazhdimit të sulmeve në veri të Kosovës duke shtuar se dhuna kundër trupave paqeruajtëse është e papranueshme. Përleshjet mes ushtarëve të Natos dhe protestuesve serbë kanë plagosur dhjetra njerëz, përfshi paqeruajtësit.

Serbët në rajonin e kufirit Kosovë-Serbi kanë vendosur postblloqe që nga korriku, kur qeveria e Kosovës u përpoq të merrte nën kontroll zonën kufitare që është de-fakto nën kontrollin serb.

Aleanca e Natos mirëpriti thirrjen e presidentit serb Boris Tadiç të martën për të hequr barrikadat në kufirin verior, por shtoi se rekomandimet duhet të pasohen nga veprime konkrete. Dhuna shpërtheu përsëri të hënën kur serbët qëlluan mbi forcat paqeruajtëse ndërsa ata u përpoqën të hiqnin barrikadat duke përdorur plumba plastinë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Ministrat e jashtëm të BE-së që u takuan sot në Bruksel dënuan gjithashtu dhunën, ndërsa përfaqësuesit nga Serbia dhe Kosova u takuan në raundin e fundit të bisedimeve të paqes të ndërmjetësuara nga BE-ja. Zyrtarët evropianë kanë thënë se Serbia duhet të gjejë një zgjidhje në se kërkon të marrë avancojë me kandidaturën për në BE.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.