VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NUK RAPORTOHET PËR MARRËVESHJE NDËRMJET KOSOVËS DHE SERBISË PËR ÇËSHTJEN E KUFIJVE
E Premte, 12.02.2011, 09:38am (GMT1)

02.12.2011 - Serbia dhe Kosova kanë bërë "ca progres" në bisedimet që kanë për synim të qetësojnë tensionet në kufijtë e tyre, ka bërë të ditur një zyrtar i Bashkimit Evropian, njofton AFP.

Në ditën e dytë të bisedimeve, negociatorët e të dyja palëve janë takuar dje për 12 orë me radhë, deri në mesnatë, por nuk është lajmëruar se ka pasur ndonjë marrëveshje në mes të palëve, sa i përket menaxhimit të integruar të kufijve.

Zyrtari i BE-së gjithashtu tregoi se përfaqësuesi i BE-së në bisedime, Robert Kuper do të njoftojë sot bllokun prej 27 shteteve të BE-së dhe gjithashtu do të ketë një deklaratë për shtyp.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.