VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

STEFANOVIQ: S'KA MARRËVESHJE
E Premte, 12.02.2011, 04:37pm (GMT1)

02.12.2011

Radio Evropa e Lirë

Shefi i grupi negociator serb në bisedime, Borisllav Stafanoviq, tha se Kosova dhe Serbia kanë dështuar të arrijnë progres në bisedimet maratonike të zhvilluara në Bruksel, njofton agjencia gjermane e lajmeve, DPA.

Me mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian, bisedimet kanë për qëllim që të zgjidhin një varg problemesh e mosmarrëveshjesh në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Bisedimet e mbajtura gjatë së mërkurës dhe të enjtes u fokusuan në çështjen e menaxhimit të integruar të kufijve, si dhe në veton e Serbisë ndaj pjesëmarrjes së Kosovës në nismat rajonale.

Stefanoviq ka treguar se nuk është caktuar ndonjë datë për rrethin e ri të bisedimeve, njofton DPA. (v.k.)

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.