VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NESËR CEREMONIA MORTORE E NALTMADHNISË SË TIJ MBRETIT LEKA I
E Premte, 12.02.2011, 10:42pm (GMT1)

Tiranë, 2 dhjetor - Policia e Tiranës njoftoi sot marrjen e masave të sigurisë gjatë zhvillimit të ceremonisë mortore për Naltmadhinë e Tij Mbretin Leka Zogu i Parë.

Policia njofton se nesër duke filluar nga ora 08.00 deri në orën 13.00 do të merren masat për bllokimin e trafikut dhe moslejimin e parkimit të mjeteve në segmentin rrugor përgjatë rrugës Xhorxh W. Bush, nga sheshi "Sulejman Pasha" deri te Bulevardi "Zhan D'Ark", e Ura e rrugës së Elbasanit.

Itinerari që kortezhi mortor për përcjelljen në banesën e fundit të  Naltmadhisë së Tij Mbretin Leka Zogut I do të nisë nga godina e Kuvendit të Shqipërisë, ku do të mbahen homazhet nga ora 10:00 deri në orën 12:00, për të vazhduar më pas nëpër bulevardin Zhan D'Ark, bulevardi Dëshmorët e Kombit" , Sheshi "Skënderbeu", Rruga e Kavajës, Varrezat e Sharrës.

 Naltmadhia e Tij Mbreti Leka Zogu i Parë u nda nga jeta më 30 nëntor, pas vuajtjeve multisistemike, ku mbizotëronte vuajtja e zemrës dhe e mushkërive.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.