VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KOMBI I JEP LAMTUMIRËN NALTMADHNISË SË TIJ MBRETIT LEKA I, MBRETIT TË SHQIPTARËVE
E Shtunë, 12.03.2011, 03:48pm (GMT1)

Voal-online, 3 dhjetor 2011 - Në Kuvendin e Shqipërisë u zhvilluan homazhe në nder të Mbretit të Shqiptareve Leka Zogu I. Pranë arkivolit me trupin e pajetë bënë homazhe personalitetet më të larta të shtetit shqiptar, presidentja e Kosovës Jahjaga, ambasadorët e akredituar në Tiranë, politikanë, intelektualë dhe qytetarë. Basha: Mbreti Leka Zogu figurë themelore për aktet shtetformuese të Shqipërisë. Mbreti Leka Zogu do të prehet në varrezat e Sharrës, pranë eshtrave të së ëmës, mbretëreshës Geraldinë dhe bashkëshortes së tij, Suzanë, e cila ndërroi jetë në vitin 2006.

PRINCI LEKA ZOGU II: DO JEM NË SHËRBIM TË KOMBIT
Ora: 13:30- Kortezhi i makinave për varrimin e Leka Zogut të parë mbërriti në varrezat e Sharrës. Gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e varrimit, i biri i pretendentit të fronit mbretëror, PRINCI Leka Zogu i Dytë u betua se do të ndjekë rrugën e të atit.
"Betohem se do të ndjek rrugën e mbretit Leka dhe do jem në shërbim të kombit dhe atdheut", u shpreh Leka Zogu II.

BASHA, FJALIM LAMTUMIRE
Ora 12:20- Pas lutjeve të përfaqësuesve të besimeve fetare, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha mbajti një fjalim lamtumire, përpara qindra të pranishmeve në oborrin e Kuvendit, ku u zhvilluan ritet e fundit para trupit të Leka Zogut. Basha e cilësoi Leka Zogun e Parë si një figurë themelore për aktet shtetformuese të Shqipërisë. Kryebashkiaku vlerësoi lart figurën e tij dhe kontributet e familjes mbretërore për Shqipërinë dhe Kosovën.

"Jemi sot për t'u ndarë përgjithmonë nga Princi shqiptar, Leka Zogu i Parë. Kurorën e Shqipërisë mbretëria nuk ja dha askujt, as Ahmet Zogu dhe as Leka Zogu, të cilët nuk e negociuan kurrë kurorën mbretërore, duke e cilësuat si pronë të kombit shqiptar. I paharruar qoftë kujtimi i tij, u preftë i qetë në tokën arbërore",- tha Basha.

4 PËRFAQËSUESIT E BESIMEVE FETARE, LUTJE PËR SHPIRTIN E LEKA ZOGUT
Ora 12:10- Pas homazheve në Kuvend, që vazhduan për rreth 2 orë, arkivoli me trupin e pajetë të N.M.T Leka Zogu I, me uniformë ushtarake, sipas amanetit të lënë prej tij, u vendos në ambientet e jashtme të Kuvendit.
Katër përfaqësuesit e besimeve fetare në vend u lutën për shpirtin e Leka Zogut I.

TOPI, BERISHA E JAHJAGA NDEROJNË MBRETIN LEKA ZOGUN E PARË
Ora 12:00- Rreth mesditës, mbërritën njëri pas tjetrit në hollin e Kuvendit personalitetet më të larta të shtetit shqiptar, si dhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.
Kryeministri Berisha bëri homazhe pranë arkivolit të Leka Zogut I, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Liri Berisha. Menjëherë pas tyre, edhe presidenti i Republikës Bamir Topi nderoi pretendentin e fronit mbretëror.

 

 

 

 

 

 

 

 

(http://www.botasot.info)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.