Tiranë, 03 Dhjetor 2011 - Pas një sëmundje të rëndë në mushkëri, të shtunën ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare, shkrimtari dhe politikani i njohur Sabri Godo.
Ai prej gati shtatë muajve vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri, ndërsa edhe pas ndërhyrjes së mjekëve, gjendja e tij shëndetësore ishte e vështirë.
Godo mbante kohët e fundit postin e presidenti të nderit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane të Shqipërisë.
Ai u lind në Delvinë më 8 gusht 1929. Ka pasur veprimtari të dendur në publicistikë, veçanërisht në revistën "Hosteni", ku ka botuar mbi tri mijë faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime.
Në janar të vitit 1991 Sabri Godo themeloi Partinë Republikane të Shqipërisë dhe ishte kryetar i saj për shtatë vjet.
Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme. Ai ka qenë një nga hartuesit kryesor të kushtetutës.
(http://www.kosovapress.com)