VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
NË SHBA SHTOHEN SHITJET GJATË FESTAVE TË FUNDVITIT E Premte, 12.30.2011, 06:58pm (GMT1) E premte, 30 Dhjetor 2011 MIL ARCEGA Konsumatorët amerikanë ndoshta janë duke u ndjerë më optimistë lidhur me ekonominë. Indeksi Kombëtar i Besimit të Konsumatorëve u rrit thuajse me 10 pikë në dhjetor, duke arritur në shifrën 64,5 për qind, niveli më i lartë që nga muaji prill. Ndjenja e optimizmit duket se ka të bëjë me blerjet për Krishtlindjet e këtij viti, që kanë shënuar rritje Ulja e madhe e çmimeve dhe zgjatja e orareve të dyqaneve në ditët e pushimeve ka tërhequr turma të mëdha njerëzish nëpër qendrat tregtare këtë vit. Dhe në kushtet kur Krishtlindja këtë vit qëlloi ditën e dielë, blerësit u kthyen sërish në qendrat tregtare për atë që cilësihet Mega Monday, E Hëna e Madhe. Blerësit me eksperiencë thonë se kjo është periudha më e mirë e vitit për ata që duan të blejnë mallra me çmime të ulëta. Federata Kombëtare e Shitjeve parashikon një rritje prej 3,8 për qind në shitjet gjatë pushimeve, një rritje kjo prej 1 për qind nga sa ishte parashikuar fillimisht, që kap vlerën e 469 miliardë dollarëve. Ekspertët e shitjeve thonë se blerësit mund të presin ulje të mëdha gjatë ditëve të fundit të vitit, ndërsa shitësit pastrojnë inventarët e tyre. Mike Gatti i Federatës Kombëtare të Shitjeve thotë se java pas Krishtlindjes zakonisht është edhe periudha më e mirë për të kthyer mallrat e blear, apo dhuratat, që zakonisht kapin shifrën e 47 miliardë dollarëve këtë vit. Konsumatorët po ashtu mund të presin radhë edhe më të gjata në disa dyqane, ndërsa shumë vetë vijnë për të blerë me kartat-dhuratë me vlerë monetare, që i shtojnë miliona dollarë të tjerë ekonomisë amerikane. Ata që duan të shmangin radhët e gjata preferojnë të blejnë në internet. Shitjet në internet janë rritur me më tepër se 16 për qind, ndërkohë që është rritur shumë numri i blerësve përmes telefonave të teknologjisë së fundit, smartphones. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |