VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRESIDENTI OBAMA URON AMERIKANËT PËR VITIN E RI 2012
E Shtunë, 12.31.2011, 06:06pm (GMT1)

E shtunë, 31 Dhjetor 2011

Presidenti Barack Obama thotë se shpreson që viti i ri të sjellë më shumë përparim për Shtetet e Bashkuara, përfshirë rritjen e ekonomisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Në fjalimin e tij të përjavshëm sot, zoti Obama tha se ai ka shpresa për një vit të mbarë, duke pasur parasysh se ligjvënësit vepruan drejt për miliona amerikanë para Krishtlindjeve duke parandaluar një rritje taksash dhe zgjatjen e afatit të ndihmës sociale për të papunët.

Presidenti Obama e regjistroi mesazhin nga Havai ku po kalon pushimet me familjen.

Në fjalimin e republikanëve, Senatori nga Xhorxhia Johnny Isakson tha se synimi kryesor i partisë së tij për vitin 2012 është që të vazhdojnë ta bëjnë të lehtë për bizneset e vogla amerikane që të hapin vende pune.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.