E Premte, 04.19.2024, 05:05am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VITI 2012 - VIT SFIDASH
E Djelë, 01.01.2012, 10:41am (GMT+1)

01.01.2012

Viti i ri erdhi, dhe miliona vetë në mbarë botën e kanë pritur atë me festime fishekzjarrësh. Por krerë shtetesh dhe qeverish kanë paralajmëruar një vit të vështirë.

Shpresa dhe mirëbesimi shoqëruan festimet e Vitit të Ri në mbarë botën. Në Sidnei 1,5 milionë vetë festuan nën moton "Koha për të ëndërruar". Në Nju Jork mijëra vetë festuan në Sheshin e njohur "Times Square". Në Berlin festa më e madhe e Vitit të Ri zhvillohet në Portën e Brandenburgut. Në të gjithë Europën pati shpërthime të fuqishme fishekzjarrësh.

Por krerët e shteteve dhe qeverive nga e gjithë bota i kanë përgatitur qytetarët e tyre për një vit të vështirë dhe me sfida të reja. Presidenti francez, Nicolas Sarkozy i përgatiti francezët për një vit të mundimshëm. Francezët po hyjnë në krizën më të madhe ekonomike që pas Luftës së II Botërore, tha Sarkozy. Edhe krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të eurozonës të zhytura në borxhe bënë fjalë për sfidat më të madhe.

Fjalime të mbuluara nga kriza e euros

Kryeministri grek, Lukas Papademos dhe presidenti italian, Napolitano shpallën kursimet e reja edhe në fjalimet e vitit të ri. Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh me optimizëm të përmbajtur, se kriza ndërkombëtare mund të vihet nën kontroll. Gjermania, sipas Merkelit duhet të përgatitet për përpjekje të mëdha për të shpëtuar euron. "Europa bashkohet më shumë nga kjo krizë. Rruga për ta tejkaluar atë është e gjatë dhe nuk do të jetë pa sakrifica, por në fund të saj Europa do të dalë më e fortë, se më parë. Europa duhet të mësojë nga gabimet e së shkuarës."

Ndërsa presidenti amerikan, Barack Obama e cilësoi vitin 2012, një vit që do të sjellë ndryshime të mëdha. Osama bin Laden ka vdekur, dhe Al Kaida ka marrë goditje të rëndë, por lufta kundër terrorizmit nuk ka marrë fund, tha Obama. Papa Benedikti i XVI i kërkoi komunitetit të fesë së krishtere të "përhapin me zell të ri besimin e tyre". Ndërsa kreu i kishës evangjeliste në Gjermani, Nikolaus Schneider theksoi në mesazhin e Vitit të Ri, se Zoti na dhuron në këto kohë lajmesh shqetësuese edhe durim dhe guxim. (dw)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI OBAMA: JAM OPTIMIST PËR VITIN E RI 2012 (01.01.2012)
PRESIDENTI OBAMA URON AMERIKANËT PËR VITIN E RI 2012 (12.31.2011)
IFJ: NË 2011ën U VRANË 106 GAZETARË (12.31.2011)
KOSOVË: FAMILJARËT E PERSONAVE TË ZHDUKUR PROTESTOJNË DITËN E NDËRRIMIT TË VITEVE (12.31.2011)
NË MESAZHIN PËR VITIN E RI, MERKEL MBRON EURON (12.31.2011)
BOTA E GATSHME PËR PRITJEN E VITIT TË RI (12.31.2011)
VITI 2012 - FUNDI I MBIKQYRJES SË PAVARËSISË SË KOSOVËS? (12.31.2011)
NË SHBA SHTOHEN SHITJET GJATË FESTAVE TË FUNDVITIT (12.30.2011)
BASHKIMI EVROPIAN RIPËRTËRIN PREFERENCAT TREGTARE ME BALLKANIN PERËNDIMOR (12.30.2011)
VETERANËT E USHTRISË ÇLIRIMTARE NË PROTESTË: KËRKOJNË RESPEKTIM VLERASH (12.30.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]