02.01.2012 - Ish presidenti i Maqedonisë Kiro Gligorov nuk jeton më.
Sipas një zëdhënësi ai ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare duke qenë në gjumë në shtëpinë e tij në Shkup. Gligorov u zgjodh president i Maqedonisë në vitin 1991, periudhë kjo kur Maqedonia vazhdonte të ishte republikë jugosllave. Ai e udhëhoqi vendin drejt pavarësisë pa gjakderdhje.
Pas dy mandatesh në post ai u tërhoq nga politika në vitin 1999. (dw)