VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KRYEBASHKIAKU I NJU JORKUT I DËNON SULMET
E Hënë, 01.02.2012, 07:19pm (GMT1)

 

02.01.2012 - Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut ka shprehur sot zemërimin pasi një xhami u godit nga një koktej molotovi, në atë që policia po e heton si sulm me motive urrejtjeje.

Ndërtesa e Fondacionit Imam Al-Khoei është dëmtuar në derën e hyrjes nga një koktej molotovi që u hodh të dielën në mbrëmje.

Dy sulme të ngjashme kanë ndodhur në rrethinën e njëjtë, përfshirë një në një dyqan që drejtohet nga myslimanët.

Në një deklaratë të lëshuar sot, Majkëll Blumberg tha se tri sulmet me koktej molotovi "janë në kundërshtim me Nju Jorkun që po ndërtohet sot".

Blumberg ka qenë gjithnjë mbrojtës i popullatës emigrante myslimane dhe njihet për planet e tij që të ndërtojë një qendër islamike dhe një xhami vetëm dy blloqe larg nga ish lokacioni i Kullave Binjake, që u shkatërruan në sulmet e Al Kaidës në shtator të 2001-ës. (rel)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.