VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Në vitin 2008 u vranë 62 gazetarë


E Martë, 12.30.2008, 01:50pm (GMT1)

 

31 dhjetor (Voal-online) Organizata për mbrojtjen e gazetarëve dhe të mendimit të lirë, Reporterët pa kufij, në raportin që publikoi dje për gjendjen e lirisë së shtypit, shënon se në vitin 2008 u vranë 60 gazetarë, një punjonjës mediatik u vra, 673 gazetarë u arrestuan, 929 gazetarë u sulmuan fizikisht ose u kërcënuan, 353 shpërndarës të mediave u censuruan, 29 gazetarë u rrëmbyen. Në fushën e Internetit: 1 bloger u vra, 59 blogerë u arrestuan, 45 u suluam fizikisht, 1740 websajte u bllokuan, u mbyllën ose u pezulluan. Shifrat e vitit 2007 kishin qenë: 86 gazetarë të vrarë, 20 punonjës të mediave të vrarë, 887 gazetarë të arrestuar, 1511 të sulmuar fizikisht ose të kërcënua, 528 përhapës të mediave të censuruar, 67 gazetarë të rrëmbyer. Sipas zonave gjeografike: Afrika 3 gazetarë të vrarë, 263 të arrestuar, 117 të sulmuar fizikisht ose të kërcënuar, 41 përhapës të mediave të censuruar, 9 gazetarë të arrestuar. Azi-Paqësori: 26 të vrarë, 60 të arrestuar, 106 të sulmuar fizikisht ose të kërcënuar, 70 përhapës të censuruar. Amerikat: 7 të vrarë, 127 të arrestuar, 414 të sulmuar fizikisht ose të kërcënuar, 72 përhrapës të censuruar, 16 gazetarë të rrëmbyer. Europa me ish BRSS 8 të vrarë, 86 të arrestuar, 168 të sulmuar fizikisht ose të kërcënuar, 79 përhapës të mediave të censuruar. Afrikë e Veriut- Lindje e Mesme: 16 të vrarë, 137 të arrestuar, 124 të sulmuar fizikisht ose të kërcënuar, 91 përhapës mediatikë të censuruar, 4 gazetarë të rrëmbyer. Azi-Paqësori dhe Afrika e Veriut-Lindja e Mesme janë rajonet ende më vdekjeprurëse për shtypin. Pas Irakut, dy vendet me shkallën më të lartë të vdekjeve të gazetarëve janë Pakistani (7 të vrarë) dhe Filipinet (6 të vrarë). Gjakderdhja vazhdon në Meksiko, ku gazetarët janë vrarë për shkak të punës së tyre. Rënia e rasteve në Afrikë ka të bëjë me faktin se shumë gazetarë hoqën dorë nga profesioni i tyre, shpesh duke mërguar, dhe me faktin e zhdukjes graduale të mediave në zona lufte si Somalia. Numri i arrestimeve është sidomos i lartë në Afrikë, ku është pothuaj rutinë përfundimi i gazetarëve në qelitë policore, kur ata cënojnë ndonjë zyrtar të lartë apo trajtojnë tema të ndaluara. Raporti thekson se rënia e nurmir të gazetarëve të vrarë ose të arrestuar më 2008 nuk do të thotë se situata e lirisë së shtypit është përmirësuar. Teksa mediat e shtypura dhe radiotelevizive janë zhvilluar, blogosfera po bëhet një fenomen global, prandaj edhe objekt i dhumimit të lirisë së shtypit po bëhet gjithnjë e më shumë Interneti.

 

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.