VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT: 6 ZYRTARË TË MINISTRISË SË TURIZMIT KANË SHPËRDORUR DETYRËN
E Hënë, 05.21.2012, 02:56pm (GMT1)

TIRANË - Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas një auditimi në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për prodhimin dhe transmetimin e reklamave televizive në vitin 2007, ka konstatuar se 6 zyrtarë të kësaj ministrie, nga të cilët një Drejtor i Përgjithshëm dhe 2 përgjegjësa sektori, kanë konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Konkretisht në tenderin për prodhimin dhe trasmetimin ndërkombëtar të një spoti me qëllim promovimin e turizmit shqiptar me fond limit 37 milionë lekë. KLSH konstaton se Fondi limit prej 37 milionë lekësh nuk ishte i argumentuar dhe nuk disponohej asnje analizë për llogaritjen e tij, si dhe trasmetimi i këtij spoti nuk është tenderuar. Firmat konkuruese nuk dispononin asnjë dokumentacion shkresor apo adresë zyrtare.

Nga kontrollet e KLSH rezulton se: " firma fituese "CCCP-Roterdam", figuronte në gjykatën holandeze si një firmë me përgjegjësi të kufizuar, e cila nuk përmbushte kriteret, si dhe nuk kishte paraqitur asnjë kotratë për të verifikuar që mund të ketë qenë partner me CNN në fushën e prodhimit dhe trasmetimit të spoteve televizive". (bw)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.