VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JAHJAGA FTON NIKOLIQIN TË VENDOSIN RAPORTE FQINJËSORE
E Hënë, 05.21.2012, 03:01pm (GMT1)

 

PRISHTINË - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka bërë thirrje presidentit të zgjedhur të Serbisë, Tomislav Nikolic, ta bëjë atë që paraardhësit e tij nuk e kanë bërë, ta gjejë guximin dhe të ndërmarrë hapa për të vendosur marrëdhënie të mira dhe paqësore me Kosovën.

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës konsideron se zgjedhja e një presidenti të ri në Serbi është zgjedhje e popullit të Republikës së Serbisë, zgjedhje e një shteti fqinj, me të cilin Kosova mëton të ndërtojë marrëdhënie korrekte fqinjësore.

"Ne jemi dy shtete të pavarura dhe sovrane që kemi pasur një të kaluar të rëndë, por që shpresojmë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë... Kjo do të ndihmonte që të dyja shtetet e pavarura, Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë, të ecin në rrugën e integrimeve evropiane dhe që popujt e të dyja vendeve të përcaktohen për të ndërtuar një të ardhme me prosperitet", thuhet në deklaratën e Jahjagës. (bw)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.