VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ELBASAN PËRLOTET BERISHA: ZOTI JU DHËNTË FORCË PËR TA PËRBALLUR DHIMBJEN
E Martë, 05.22.2012, 04:37pm (GMT1)

ELBASAN - Kryeministri Berisha i përlotur, ka ngushëlluar familjarëve të studenteve që humbën jetën në aksidentin tragjik që ndodhi një ditë më parë në afërsi të Himarës, në vendin e quajtur "Qafa e Vishës"

Kryeministri Berisha e cilësoi dramë të madhe ngjarjen e djeshme, teksa kreu sot homazhe në Universitetin "˜Aleksandër Xhuvani", ndërkohë garantoi se qeveria do të bëjë gjithcka për të plagosurit.

"Për këtë dramë të madhe që përjtuam nga ndarja nga jeta e vajzave të këtij Universiteti të cilat ishin nisur në një udhëtim për të shijuar bukuritë e vendit të tyre, uroj që shpirti i tyre të gjejë paqen e merituar, uroj që familjarët dhe prindërit të gjejnë forcën për të përballuar dhimbjen. I lutem Zotit që të plagosurit të shërohen sa më shpejt, sikundër i garantoj që do bëjmë gjtihcka që plagët e tyre të mbyllen sa më mirë. Ngushëllimet më të thella famijeve të këtyre vajzave",- u shpreh Berisha.

Kryeministri Sali Berisha menjëherë sapo mori lajmin e hidhur njoftoi gjatë një interviste televizive nga Cikago se ka lënë në mes Samitin për tu kthyer në Tiranë. "Unë po nisem dhe arrij në Tiranë nesër paradite", tha kryeministri. (bw)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.