VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TOPI BËN HOMAZHE NË UNIVERSITETIN "ALEKSANDËR XHUVANI"
E Martë, 05.22.2012, 04:41pm (GMT1)

 

TIRANË- Presidenti Bamir Topi zhvilloi mesditën e sotme homazhe në ambientet e Universitetit " Aleksandër Xhuvani", ku edhe janë vendosur 11 fotot e studenteve, viktima të aksidentit tragjik ndodhur një ditë më parë në një fshat në Himarë.

Pasi ka lënë edhe përshtypjet e tij në formë ngushëllimi në librin e përshtypjeve, presidenti Bamir Topi tha se, " jam shumë i pikëlluar për ngjarjen tragjike dhe për fatin tragjik të vajzave që humbën jetën".

"Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, të afërmit, shokët e shoqet e tyre, të cilët kaluan vitet e rinisë në këtë shkollë. Uroj që ngjarje të tilla të mos ndodhin më. Në situata të tilla vërehet edhe një solidaritet i madh, gjë që shikohet kudo", tha Presidenti Topi.

Gjatë homazheve, Presidenti Topi shoqërohej nga kryetari i bashkisë, Qazim Sejdini, rektori i universitetit Liman Varoshi dhe stafi pedagogjik. (bw)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.