VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHQIPËRIA I PËRCOLLI ME LOTË 13 BIJAT E SAJ

Rrëfimi i studentes: Autobusi i tragjedisë defekt para një jave


E Mërkurë, 05.23.2012, 07:14am (GMT1)

TIRANË - U përcollën dje me lot e dhimbje 13 viktimat e tragjedisë së Himarës. I gjithë shteti ishte zhvendosur atje, për të nderuar studentet e Universitetit "Aleksandër Xhuvani", të cilat humbën jetën tragjikisht në një ekspeditë.

Bashkë me hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit, dalin në dritë fakte të reja. Gazeta Shqiptare ka publikuar sot dëshmitë e shoqeve të viktimave , të cilat vetëm një javë më parë kishin qenë në Sarandë për të njëjtën ekspeditë, me të njëjtin autobus. Ato dhe me të njëjtin shofer.

Ato treguan se gjatë atij udhëtimi, autobusi ka pasur probleme të shumta teknike.

"Një javë më parë ishim ne studentët e Histori- Gjeografisë që shkuam me ekspeditë në Sarandë dhe në Pogradec, ishte i njëjti autobus dhe i njëjti shofer. Gjatë rrugës, autobusi kishte probleme të shumta dhe kur kemi zbritur kemi falenderuar Zotin që mbërritëm gjallë. Madje, shoferi ka ndaluar gjatë rrugës më shumë se 30 minuta për të rregulluar një defekt, e më pas u nisëm sërish. Autobusi humbte kontrollin herë pas here. Për momentin nuk i dhamë shumë rëndësi, pasi thamë shyqyr që shpëtuam, por tani, pas ngjarjes që ndodhi (të hënën), jam e bindur që autobusi nuk ishte në gjendje të mirë dhe kjo mund të ketë qenë arsyeja e aksidentit", shprehet studentja. (bw)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.