VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BESA KËRKON ARMANDIN, IA FSHEHIN TË VËRTETËN
E Mërkurë, 05.23.2012, 07:21am (GMT1)

VLORE - Ku është Armandi? Si është? Kur mund t'i flas? Ndjehem fajtore se ai prej meje erdhi në ekspeditë, për fat vetëm është plagosur...", janë këto fjalët që dëgjohen pambarimisht në njërën nga dhomat e spitalit të Vlorës.

Është Besjana Xheneti, studentja e plagosur e cila duke qetësuar veten pret të flasë me të fejuarin e saj, i cili fatkeqësisht nuk jeton më. Mes dhimbjes së madhe të familjarëve dhe gjithë qytetit të Kavajës 24 vjeçari Armand Halilaga u përcoll për në banesën e fundit ditën e djeshme në orën 15:00.

Në varrimin e tij ishin të pranishëm të gjithë, të afërm, të njohur por edhe shumë të panjohur që vendosën t'i qëndronin pranë familjes Halilaga në këtë moment të vështirë. E vetmja që mungonte ishte e dashura e tij e zemrës Besjana, e cila vazhdon ende të mendojë se i fejuari është gjallë. Të dy të rinjtë patën fatin e keq të ishin pasagjerë të autobusit që u aksidentua këtë të hënë në Himarë. (bw)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.