E Mërkurë, 04.24.2024, 06:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
REDUKTOHET EULEX, MBETET VETËM NË VERI DHE PRISHTINË
E Mërkurë, 05.23.2012, 10:17am (GMT+1)

Prishtinë, 23 maj Gjyqtarët, prokurorët, hetuesit dhe zyrtarët e tjerë të EULEX-it janë vënë para sfidave personale. Deri më 15 qershor ata duhet t`i nënshkruajnë kontratat e reja me misionin e BE-së. Unioni Evropian po aplikon disa politika të reja në raport me shumën e ofruar në kontrata, kritere që kanë bërë që shumë gjyqtarëve, prokurorëve, hetuesve dhe zyrtarëve të tjerë të misionit t`u afrohen rroga më të vogla, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas gazetës, shkurtimet buxhetore nuk janë zvogëlimi i vetëm që prej 15 qershorit të këtij viti do ta përjetojë misioni më i madh i BE-së. EULEX-i do të jetë për rreth 40 për qind më i vogël në staf dhe do të ketë prezenca zyrtare vetëm në dy regjione: në veri të Kosovës dhe në Prishtinë.

Deri më tash EULEX-i ka pasur të drejtë të punësojë deri në tri mijë zyrtarë, 1 mijë e 900 ndërkombëtarë dhe 1 mijë e 100 vendës, ndërkaq që prej 15 qershorit do të ketë të drejtë të punësojë për 40 për qind më pak zyrtarë ndërkombëtarë.

Gjithsesi burime të gazetës kanë bërë të ditur se zvogëlimi prej 40 për qind nuk do të ketë këtë të njëjtin efekt në praktikë, ngase misioni asnjëherë nuk i ka arritur shifrat maksimale të stafit ndërkombëtar dhe rrjedhimisht i bie që stafi që vetëm ka qenë më i vogël, të reduktohet më pak.

(Gjerësisht sot në Koha Ditore)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BESA KËRKON ARMANDIN, IA FSHEHIN TË VËRTETËN (05.23.2012)
SHQIPËRIA I PËRCOLLI ME LOTË 13 BIJAT E SAJRrëfimi i studentes: Autobusi i tragjedisë defekt para një jave (05.23.2012)
TOPI BËN HOMAZHE NË UNIVERSITETIN "ALEKSANDËR XHUVANI" (05.22.2012)
ELBASAN PËRLOTET BERISHA: ZOTI JU DHËNTË FORCË PËR TA PËRBALLUR DHIMBJEN (05.22.2012)
GJENDET VIKTIMA E 14të E HIMARËS (05.22.2012)
STUDENTJA E MBIJETUAR RRËFEN PËR TRAGJEDINË E HIMARËS (05.22.2012)
VOAL MERR PJESË NË DHIMBJEN DHE PIKËLLIMIN E FAMILJARËVE TË VIKTIMAVE TË TRAGJEDISË (05.22.2012)
SHQIPTARËT NË ZI KOMBËTARE (05.22.2012)
SHKON NË 13 NUMRI I VIKTIMAVE TË AKSIDENTIT TË HIMARËS (05.22.2012)
22 MAJI DITË ZIE KOMBËTARE PËR TRAGJEDINË E HIMARËS (05.22.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]