E Shtunë, 04.20.2024, 02:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
QEVERIA THEMELON ZYRË ADMINISTRATIVE NË VERIUN E MITROVICËS
E Mërkurë, 05.23.2012, 07:07pm (GMT+1)

23.05.2012

Qeveria e Kosovës, vendosi sot të themelojë Zyrën Administrative në pjesën veriore të Mitrovicës, një zonë e banuar me shumicë serbe

Qeveria e Kosovës, vendosi sot të themelojë Zyrën Administrative në pjesën veriore të Mitrovicës, një zonë e banuar me shumicë serbe. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se kjo zyrë do të ofrojë të gjitha shërbimet për qytetarët e asaj zone dhe do të bashkërendoje angazhimet dhe investimet qeveritare në atë pjesë të vendit. Zyra do të mbulojë faturat e mirëmbajtjes së shkollave, zjarrfikësit, shërbimet e mirëqenies sociale, mirëmbajtjen e parqeve, ndriçimin dhe pastrimin e rrugëve.

Kryeministri Thaçi tha se për një periudhë kohore kjo është bërë me paratë e buxhetit qendror të Kosovës, të shpërndara nëpërmjet Zyrës Administrative të Kombeve të Bashkuara në Mitrovicë.

"Këtë vit ne kemi festuar katër vjetorin e pavarësisë së shtetit tonë. Këtë vit me partnerët tanë ndërkombëtarë kemi filluar procesin e përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur. Të gjithë jemi dëshmitarë se demokracia e Kosovës po maturon, dhe se ne po marrim përgjegjësi më të plota për qytetarët tanë. Prandaj Qeveria ka vendosur se është mëse momenti i duhur që të marrë përgjegjësi më të mëdha edhe në veriun e Mitrovicës gjithashtu. E dimë se Qeveria duhet të bëjë më tepër për të demonstruar te qytetarët tanë në veriun e Mitrovicës se Kosova është shtëpi për të gjithë qytetarët e saj", tha kryeministri Thaçi.

Ai tha se qeveria do të punojë për një administratë transparente dhe beson që qytetarët në veri do të fillojnë të shohin përmirësime në jetën e tyre. Sipas tij mbi 10 mijë kërkesa për pajisje me dokumentet e Kosovës janë pranuar gjatë dy viteve të fudit në veriun e Mitrovicës, dhe çdo muaj Qeveria paguan pensione dhe paga për rreth 12 mijë qytetarë në veriun e Kosovës. Ai tha se qeveria e tij do të vazhdojë ne projekte mbështetëse në zonë.

"Qeveria ime vazhdon të jetë e përkushtuar të ju shërbejë sa më mirë që mundemi me të gjitha mundësitë tona. Gjithashtu dua të siguroj qytetarët atje se Qeveria mbetet e përkushtuar të bisedojë me ata dhe të dëgjojë brengat e tyre, dhe të përmirësojë jetën e qytetarëve atje", tha kryeministri Thaçi.

Zyra, sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, Slobodan Petroviç, do të sigurojë 80 vende të reja pune dhe do të ketë një buxhet prej rreth katër milion eurosh në vit për shërbimet bazë për komunitetin dhe projektet e infrastrukturës në Mitrovicën e veriut. "

"Hapja e kësaj zyreje është një hap logjik në vazhdën e përkushtimit të qeverisë ndaj pjesës veriore të Kosovës", tha zëvendëskryeministri Petroviç, sipas të cilit qeveria synon të nxisë qytetarët e veriut të marrin pjesë në qeverisjen e tyre, të jetojnë në një mjedis të zhvilluar ekonomik dhe në një shoqëri demokratike.

Vendimi u mbështet nga shefi i zyrës civile ndërkombëtare, Pieter Faith, sipas të cilit, ky është hapi tjetër teknik drejt krijimit të një komune të veçantë në Mitrovicën e Veriut, siç parashihet edhe me panin e krye ngeociatorit Martti Ahtisaari, në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës.

"Ky është një hap i rëndësishëm, por është i natyrës teknike, nuk duhet politizuar, dhe nuk duhet të jetë arsye për ata që nuk pajtohen, që të shkaktojnë dhunë", tha zoti Faith duke ju referuar reagimeve të mundshme të përfaqësuesve të serbëve në veri që nuk pajtohen më shtrirjen e autoritetit të Prishtinës në atë zonë.

Nëpërmjet kësaj zyreje synohet edhe krijimi i kontakteve me përfaqësuesit e komunitetit serb në veri, ku nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e Prishtinës. Gjendja në atë zonë ka bërë që të shtohen kërkesat e komunitetit ndërkombëtarë që Prishtina të hartojë një qasje gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e situatës së atjeshme.

Në kuadër të debateve për veriun është përmendur mundësia që kjo çështje të jetë pjesë e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Por rifillimi i këtyre bisedimeve ende mbetet i paqartë edhe për shkak të situatës në Serbi ku pritet të zbatohen rezultatet e zgjedhjeve parlamentare. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha sot se më parë duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura në bisedimet e deritashme.

"Qëndrimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës është shumë i qartë. Fillimisht implementimi i marrëveshjeve në mes të shteti të Kosovës dhe Serbisë, para se gjithash ai për bashkëpunimet regjional dhe IBM dhe pastaj do të vijnë hapat tjerë për të vazhduar dialogu teknik. Por, fillimisht implementimi", tha kryeministri Thaçi.

Analistët thonë ndërkaq se bisedimet që i siguruan Serbisë statusin ne vendit kandidat mund të kenë përfunduar dhe çështjet e pazgjidhura ndërmjet të dyja palëve mund të jenë temë e një formati të ri bisedimesh, një kërkesë e cila ka filluar të shtrohet në qarqet politike perëndimore.

(za)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA I BËN THIRRJE TOMISLLAV NIKOLIQIT TË PUNOJË ME KOSOVËN (05.23.2012)
SHQIPËRIA MERR SOT KRYESIMIN E KËSHILLIT TË EVROPËS (05.23.2012)
REDUKTOHET EULEX, MBETET VETËM NË VERI DHE PRISHTINË (05.23.2012)
BESA KËRKON ARMANDIN, IA FSHEHIN TË VËRTETËN (05.23.2012)
SHQIPËRIA I PËRCOLLI ME LOTË 13 BIJAT E SAJRrëfimi i studentes: Autobusi i tragjedisë defekt para një jave (05.23.2012)
TOPI BËN HOMAZHE NË UNIVERSITETIN "ALEKSANDËR XHUVANI" (05.22.2012)
ELBASAN PËRLOTET BERISHA: ZOTI JU DHËNTË FORCË PËR TA PËRBALLUR DHIMBJEN (05.22.2012)
GJENDET VIKTIMA E 14të E HIMARËS (05.22.2012)
STUDENTJA E MBIJETUAR RRËFEN PËR TRAGJEDINË E HIMARËS (05.22.2012)
VOAL MERR PJESË NË DHIMBJEN DHE PIKËLLIMIN E FAMILJARËVE TË VIKTIMAVE TË TRAGJEDISË (05.22.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]