VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Mishelë dhe vajzat e Obamës arrijnë në Washington D.C.
E Djelë, 01.04.2009, 11:11am (GMT1)

4 janar (Washington Post) Zonja e Parë e ardhshme Michelle Obama dhe dy vajzat e daj zbritën në Uashington mbrëmë dhe pritej të zënë vend në hotelin Hay-Adam. Ardhja ia lejon familjes të kenë një kohë në favor përpara se Malia dhe Sasha Obama të fillojnë nesër shkollën e tyre të re, Sidwell Friends. Po ashtu Presidenti i zgjedhur Barack Obama do të vijë sot në kryeqytet. Fillimi I shkollës së vajzave në semestrin e dytë shkollor e detyroi familjen Obama të arrijë në Uashington para vendosjes zyrtare në Shtëpinë e Bardhë. Familja kërkoi të rrinte në Blair House, një shëpi për mysafirët në Lafayette Park ku presidentët e zgjedhur zakonisht rrinë para përurimit të tyre. Por Shtëpia e Bardhë nuk pranoi, duke thënë se ndërtesa është zënë tashmë "nga zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, të Departamentit të Shtetit dhe të Zyrës së saj të Protokollit për ngjarje të ndryshe". Hay-Adams, ku do të rrijë këto ditë familja Obama është pranë Lafayette Park. Ende pa u marrë vesh lajmi i ardhjes së familjes, një turmë e vogël ishte grumbulluar për të përshëndetur arritjen e Obamës në hotel, nxitur nga ndryshimet në hotel dhe lëvizjet e shpeshtuara dhe nga vendosja e kamerave të lajmeve mediatike para ndërtesës. Punonjësit e hotelit nuk pranojnë t'iu japin të dhëna gazetarëve të shumtë. Më e shumta që tha një zëdhënës ishte se "shumë njerëz të ndryshëm dhe interesantë po qëndrojnë këtu". Familja e Obamës do të zhvendoset nga hoteli Hay-Adams në Blair House më 15 janar./Voal-online.

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.