E Enjte, 04.25.2024, 10:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Intervista e Mishel Obamës tek CNN: Barak është njeri shumë i thjeshtë
E Djelë, 01.04.2009, 05:06pm (GMT+1)

CNN: Zonja Obama, cil qe përshtypja e parë që iu la Barack Obama në takimin tuaj të parë?
MICHELLE OBAMA: "Isha bërë partnere e studios ligjore Sidley Austin. Sapo isha diplomuar në Fakultetin Juridik dhge kisha kaluar verën e parë si punonjëse me orar të plotë. Flitej pa masë për këtë student ambicioz të vitit të parë të Drejtësisë që vinte nga Harvard. Do të vinte të punonte gjatë verës. Vendosa të isha unë këshilltare dhe bëra gjithçka që do të bënte kushdo tjetër që do të dëgjonte duke u folur për Barack Obama. Më kujtohet se kisha pyetur veten: "Po çfarë emri është ky vallë?" Marr vesh se ishte rritur në Hawaii. Krijova për të përfytyrimin e dikujt vërtetë bizar dhe intelektual: përgatis veten të jem e sjellshme me të, por pastaj, ditën që vuri këmbë në zyrën time e kuptoj se ishte shumë më magjepsës nga sa mendoja. Atë ditë ishte parashikuar të dilnim bashkë për drekë dhe të flisnim. Më foli për jetën e tij, mora vesh se babai i tij ishte me prejardhje nga Kenia, se mamaja e tij ishte e bardhë e vinte nga Kansasi, dhe se ai kishte jetuar një pjesë të jetës së tij në Indonezi. E gjeta intrigues, auto-ironik. Me një fjalë, u gjetëm menjëherë në harmoni."

 

 

CNN: Na flisni për takimin tuaj të parë.

MICHELLE OBAMA: "Ishte një muaj që punonim bashkë në studio e midis nesh po lindte një miqësi e mirë. Mua më pëlqente. Ai këmbëngulte, donte të dilnim bashkë një mbrëmje dhe unë i thoshja se nuk do të ishte gjëja e duhur për t'u bërë. Por ai ma ndërpreu. "E çfarë rëndësie ka?" Kështu pranova. Vendosëm që thjeshtë ta kalonim një ditë të tërë së bashku. Këshut u bë: shkuam në Institutin e Arteve të Çikagos dhe më habiti shumë njohja e madhe e tij për artet. Shkuam pastaj për drekë në një bar-caffè aty pranë, në një lokal ku luhej jazz. U tregua vërtetë shumë i ëmbël. Me sa duket aty ngambarimi i ditës, vendimi tashmë ishte marrë..."



CNN: Çfarë e bënte të ndryshëm nga çdo burrë që e kishit takuar më parë?
MICHELLE OBAMA:"Barack nuk ka ndryshuar shumë fizikisht përgjatë rrjedhës së viteve. Ka ndonjë fije flku të bardhë më shumë, por për tjetërgjë është saktësisht ai që ishte atëherë. Ka të njëjtin fizik, të njëjtën mënyrë të lëvizjeve. Natyra e tij varej nga fakti se kishte qenë një organizator i bashkësisë, prej atëherë kishte punuar me nënat vajza, me gjyshërit që merreshin me nipat. Ishte bir i asaj bote dhe besoj se stili i tij mund të përshkruhet: njeri shumë i thjeshtë. Për gjithçka tjetër Barack është i njëjti edhe sot: vesh ende të njëjtët pantollona dhe të njëjtat këmisha të cilat i kishte kur jemi martuar, dhe ka qenë kjo arsyeja pse kam shpërthyer së qeshuri kur është përcaktuar si një nga burrat më elegantë. Ndoshta gjithçka varet nga fakti se atij i rrinë mirë veshjet, meqë është i lartë dhe i hollë. Por më besoni: nëse e vëreni mirë, do të zbuloni se pantollonat e tij kanë një grisje nga prapa dhe ditën tjetër, duke ia shikuar nga afër këpucët, kam menduar se vërtetë ka nevojë për një palë këpucë të reja."

 

 

CNN: Ai veç të tjerash është konsideruar si një ikonë e re e modës...

MICHELLE OBAMA: "Mbi të gjitha, veshjet e tij janë pikërisht të vjetra. Nuk flas për stilin e tij, por për faktin se ka nevojë për një palë këpucë të reja. Duhet të shpërfill ca kualitetin dhe të blej diçka të re. Qysh prej fillimit kjo ishte një karakteristikë e tij që më kishte habitur: atij nuk i prishte punë se çfarë mendonin të tjerët për të dhe për pamjen e tij të jashtme. Nuk i interesonte të ishte njeri i modës. Atij i pëlqente thelbi i gjërave, i interesonte puna që bënte për kolektivitetin më shumë se gjithçka. Nëse bën diçka për të qenë i modës apo për t'u përmirësuar në këtë drejtim është se unë e nxis, rezultati është blerja e një veshje të re."


CNN: Ka diçka tjetër që ju e nxisni ta bëjë?

MICHELLE OBAMA: "Jo, dhe kjo shpjegon pse raporti midis Barack e meje është kaq i fortë: e vlerësojmë njëri tjetrin ndërsjelltas për faktin se jemi këta që jemi. Barack nuk dëshiron ta ndryshojë jetën e tij, as timen as të fëmijëve tanë, nuk dëshiron ta ndryshojë veten. E unë e respektoj atë për këtë gjë."


CNN: Si arritët deri te vendimi për martesën? Më duket se kam kuptuar që patët ndonjë diskutim e ndonjë thellim në mendime deri në arritjen tek martesa...
MICHELLE OBAMA:"Gjatë dy viteve që ishim bashkë Barack e bënte të qartë një gjë: e kishte seriozisht. Ai mendonte gjithmonë se raporti ynë ishte serioz, besonte se isha unë gruaja e tij e jetës. Kështu që shumë shpejt gjithçka u bë serioze. Por vetëm ku e mbaroi Fakultetin Juridk deri atëherë ishte universitar filloi të më pyesë: "Nëse dy veta duhen, çfarë është martesa?" Unë i përgjigjesha. "Martesa është e gjitha."

 

 

CNN: E si ju propozoi për martesë?

MICHELLE OBAMA: "Ndodhi në një nga restorantet tona të parapëlqyera. Shkuam gjoja se do të festonim provimin e tij të aftësimit për ushtrimin e profesionit. Në mes të darkës, filluam të flasim për jetën tonë dhe tek po hanim ëmbëlsirat kamarierja na e solli një tabaka të mbuluar. E solli pranë meje, ia hoqi mbulesën e argjentë dhe gjeta para meje një unazë. Saktësisht në atë çast më kërkoi të martohemi dhe unë pranova."/
Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KFOR dhe EULEX përforcime në veri të Mitrovicës (01.04.2009)
Mishelë dhe vajzat e Obamës arrijnë në Washington D.C. (01.04.2009)
La Repubblica: Kontroll ndërkombëtar Gazës ? (01.03.2009)
Në vitin 2008 u vranë 62 gazetarë (12.30.2008)
Jakup Krasniqi: Mund të kërkojmë hise në Luginën e Preshevës (12.27.2008)
Ish i përndjekuri Letër të Hapur Ambasadorit Uidhërs (12.24.2008)
LDK-JA DREJT NJË FILLIMI TË RI APO DUKE VAZHDUAR TË TATËPJETËN (12.17.2008)
U inagurua VOAL-online - VOAL ose misioni vizionar i medias së shkruar elektronike (12.11.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]