E Shtunë, 05.25.2013, 11:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
GJERMANIA KA KËRKUAR ASGJËSIMIN E LIBRIT TË ADOLF HITLERIT "MEIN KAMPF"
E Hënë, 06.25.2012, 07:01am (GMT+1)

TIRANË - Ambasadorja e Gjermanisë, Karola Muller-Holtkemper, me anë të një letre dërguar shtëpisë botuese "Helga's Secrets", i ka kërkuar 'asgjësimin' brenda datës 6 korrik 2012 të të gjitha kopjeve të hedhura në treg të librit "Mein Kampf", të diktatorit nazist, Adolf Hitler. Në rast të kundërt, Holtkemper ka paralajmëruar se, shteti i Bavarisë do të fillojë procesin gjyqësor ndaj kësaj shtëpie botuese. "Gazeta Shqiptare" boton sot të plotë, letrën e ambasadores gjermane dërguar "Helga's Secrets". LENDA: Kërkesë për nënshkrimin e një deklarate mosveprimi/ Botimi i librit të Hitlerit "Mein Kampf" në Shqipëri.

TIRANE, 12 QERSHOR 2012

Shumë të nderuar zonja dhe zotërinj! Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë ka mësuar se Shtëpia Juaj botuese boton librin e Adolf Hitlerit, "Mein Kampf", e prodhon dhe e hedh atë në treg, pa qenë e autorizuar për ta bërë këtë. Vetëm zotëruesi i të drejtave të autorit është i autorizuar të prodhojë dhe tregtojë ekzemplarët e "Mein Kampf"-it. Dhe ky është vetëm Shteti i Lirë i Bavarisë, të cilit i kaluan të drejtat e autorit pas Luftës së Dytë Botërore, bazuar në ligjin e pushtimit aleat. Ndaj, për këtë arsye, vetëm Shteti i Lirë i Bavarisë ka të drejtën për publikimin dhe shpërndarjen e "Mein Kampf"-it edhe në Shqipëri. Ministria e Jashtme Federale dhe Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë mbështesin Shtetin e Lirë të Bavarisë në zbatimin e të drejtave të tij. Në këtë mënyrë, nga njëra anë, duhet dhënë një sinjal kundër përmbajtjes së librit, dhe nga ana tjetër, të pengohet përhapja e ideologjisë nacional- socialiste. Në këtë kontekst, unë kërkoj prej Jush të ndaloni menjëherë prodhimin, ofrimin dhe shpërndarjen e ekzemplarëve të librit "Mein Kampf". Më tej, kërkoj të nënshkruani deklaratën e mosveprimit dhënë bashkëngjitur dhe të ma dërgoni atë sërish mua. Për këtë qëllim unë kam vendosur afatin 6 KORRIK 2012. Pas kalimit të këtij afati unë do të njoftoj Shtetin e Lirë të Bavarisë për vijimin e shkeljes së të drejtave të autorit, duke u këshilluar të ndërmarrë rrugën ligjore në mbrojtje të të drejtave të autorit. Veç kësaj, sjell në vëmendjen Tuaj, se prodhimi dhe shpërndarja e papranueshme dhe e paligjshme e "Mein Kampf" nga shtëpia juaj botuese është objekt i konsultimeve të mia politike me Ministrinë e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Me respekt, Carola Muller- Holtkemper

(bw)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA MERR PJESË NË EDICIONIN E 46të TË "MONTREUX JAZZ FESTIVAL" (06.25.2012)
ITALIA SHKON NË GJYSMËFINALE MBAS NJËMBËDHJETËRSHAVE (06.24.2012)
NDESHJE E RRALLË KJO MIDIS ANGLISË DHE ITALISË (06.24.2012)
THAÇI E BERISHA: UROJMË PËRMBYLLJEN ME SUKSES TË MBIKQYRJES SË PAVARËSISË SË KOSOVËS (06.24.2012)
NIS TË HËNËN JAVA ÇAME NËN MOTON "KOHA PËR T'U BASHKUAR" (06.24.2012)
JAHJAGA E NGUSHËLLON KLAUSIN (06.24.2012)
VENDIMI I FIFAs E ÇMEND UEFAN (06.24.2012)
Shqipëria dhe sfidat e sajSHQIPËRIA MIRË ME FQINJËT, KEQ ME VETEN (06.24.2012)
TREGTIA E ÇIMENTOS SJELL MOSMARRËVESHJE MES KOSOVËS DHE SHQIPËRISË (06.23.2012)
NDRYSHIME NË QEVERINË BERISHA (06.23.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2013  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONGRESISTËT AMERIKANË NË LUTJET E MËNGJESIT NË KOSOVË
ARREST SHTËPIE PËR SHTATË TË DYSHUAR PËR KRIME LUFTENjë gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
NDAJ TË ARRESTUARVE PËR KRIME LUFTE PROKURORI KËRKON PARABURGIM - VENDIMI I GJYKATËS JEPET NË 23:30
SYLEJMAN SELIMI DO TË PARABURGOSET APO DO TË LIHET I LIRË?
PRESIDENTI OBAMA MBI POLITIKAT E SIGURISË KOMBËTARE
KOSOVË - ARRESTOHEN PËR KRIME LUFTE NË BASHKËKRYERJE SAMI LUSHTAKU, SAHIT JASHARI, JAHIR DEMAKU, ZEQIR DEMAKU DHE HYSNI THAÇI
AMNESTY INTERNATIONAL - TË DREJTAT E NJERIUT NË SHQIPËRI DHE KOSOVË PËR 2012
MOORE - OKLAHONA CITY - MËSUESJA HEROINË RHONDA CROSSWHITE QË I SHPËTOI FËMIJËT DUKE I MBULUAR ME TRUPIN E SAJ
NË MOORE, OKLAHOMA, VAZHDOJNË OPERACIONET KËRKIM-SHPËTIM
PRESIDENTI OBAMA - GJITHË VËMENDJA TEK OPERACIONET E SHPËTIMIT NË OKLAHOMAPresidenti Barak Obama ka shpallur fatkeqësi të përmasave të mëdha në shtetin e Oklahomës

 
VOAL
[Shko lartë]