VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Presidenti i zgjedhur Barak Obama arrin në Washington D.C.
E Hënë, 01.05.2009, 09:10am (GMT1)

Washingtonpost Pa fjalime, ceremoni apo komitet zyrtar të mirëseardhjes arriti në Washington D.C. presidenti i SHBA Barack Obama. Limuzina e tij në praninë e kordonit të Shërbimit Sekret u parkua pranë Hotelit Hay-Adams ku arrinin zërat e protestueseve të Rripit të Gazës, një problem me të cilin ai do të ndeshet posa të marrë zyrtarisht detyrën e tij. Prania e familjes Obama para kohe në Washington lidhet me faktin se si të gjithë prindërit, edhe ata ishin të interesuar për sistemimin e dy vajzave të tyre në shkollë. Presidenti i zgjedhur Barack Obama dje pasdite mori një aeroplan Air Force,  që zakonisht transporton Zv/presidentin ose Zonjën e Parë duke lënë Çikagon për në Washington. Pas mbërritjes, rreth ores 19:30 të mbrëmjes, limuzina e tij u parkua pranë hotelit, që ishte transformuar në një fortesë sigurie. Por gjithësesi gjatë rrugës për në Hotelin Hay-Adams, pjestarë të turmave fansa të tij nuk u shpëtoi pa e përshëndetur teksa e shihnin Obamën me një kostum të shkëlqyer elegant prej dritares të limuzinës. Midis tyre kishte edhe nga ata që i kërkonin armëpushim në Gaza. / Voal-online



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.