E Enjte, 05.23.2013, 07:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ARRESTIME NË KOSOVË PËR INCIDENTIN NË DOBROSIN TË BUJANOCIT

E Martë, 07.03.2012, 01:55pm (GMT+1)


03.07.2012
EULEX-i bëri të ditur se arrestimet lidhen me të shtënat mbi postbllokun e policisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën.

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, bëri të ditur se dy persona janë dërguar në paraburgim, nën dyshimet për përfshirje në një incident të pasqaruar në zonën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Tre të tjerë janë urdhëruar të paraqiten në stacionin e policisë dhe u janë marrë pasaportat.

Të gjithë këta janë arrestuar më 1 korrik nga policia e EULEX-it dhe janë akuzuar për siç thuhet, “kryerje të veprës terroriste dhe pjesëmarrje në grup terrorist”, nën dyshimet për të shtëna në një postbllok të policisë serbe.

Më 28 qershor, autoritetet serbe thanë se një pjesëtarë i policisë së Serbisë, është plagosur lehtë në një incident të pasqaruar në fshatin Dobrosin të komunës së Bujanocit, një nga tri komunat me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.

Policia serbe tha se “sulmues të panjohur kanë shtënë me armë automatike mbi postbllokun e policisë në afërsi të kufirit me Kosovës”.

Mjetet serbe cituan zyrtarët serbë të kenë thënë se “oficeri i policisë është qëlluar nga një plumb i devijuar, ndërsa postblloku është qëlluar nga drejtimi i Kosovës”.

Kjo është hera e dytë në dy muajt e fundit që raportohet për sulm në të njëjtin vend. Më 17 maj, policia serbe tha se postblloku u qëllua me armë nga drejtimi i Kosovës, por sulmi kaloi pa pasoja në njerëz.

Në fshatin Dobrosin, ku raportohet se ndodhi incidenti, në vitin 2000 ishte themeluar Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, një formacion i kryengritësve shqiptarë që luftonin për më shumë të drejta të shqiptarëve në zonë.

Në maj të vitit 2001, konflikti ndërmjet kryengritësve shqiptarë dhe forcave qeveritare serbe, mori fund me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtarë. (za)
WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FUNDI I MBIKQYRJES LË HAPUR ÇËSHTJEN E VERIUT (07.03.2012)
KUVENDI KTHEU NË PROCEDURË HEQJEN E NENEVE 37, 38 DHE 39 (07.03.2012)
Kosovë: Përmbyllet mbikqyrja e pavarësisëPËRFAQËSUES VENDAS E NDËRKOMBËTARË E CILËSUAN PËRFUNDIMIN E MBIKQYRJES SË PAVARËSISË VENDIM HISTORIK PËR KOSOVËN (07.03.2012)
MEDIAT DHE POLITIKA E TIRANËS MANIFESTUAN INDIFERENCË TË PLOTË NDAJ 4500 VIKTIMAVE TË DIKTATURËS ESHTRAT E TË CILËVE ENDE NUK KANË VARR (07.02.2012)
22 VJETORI I DEKLARATËS SË PAVARËSISË SË KOSOVËSDeklarata Kushtetuese – gurthemel i pavarësisë së Kosovës (07.02.2012)
SPANJA KAMPION 2012 (UPDATED) - FESTOJNË EDHE FËMIJËT E KAMPIONËVE TË SPANJËS - MERITOKRACIA FUNKSIONOI (07.01.2012)
ALBIN KURTI: NË KOSOVË DO TË KETË PROTESTA MBARËPOPULLORE (07.01.2012)
KOSOVË: NESËR MERRET VENDIMI PËR FUNDIN E MBIKËQYRJES SË PAVARËSISË (07.01.2012)
KOSOVË: MIJËRA MOTOCIKLISTË NGA SERBIA KANË ARRITUR NË VERIUN E MITROVICËS (07.01.2012)
EURO 2012: NË FINALE TAKOHEN SPANJA DHE ITALIA (07.01.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2013  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KOSOVË - ARRESTOHEN PËR KRIME LUFTE NË BASHKËKRYERJE SAMI LUSHTAKU, SAHIT JASHARI, JAHIR DEMAKU, ZEQIR DEMAKU DHE HYSNI THAÇI
AMNESTY INTERNATIONAL - TË DREJTAT E NJERIUT NË SHQIPËRI DHE KOSOVË PËR 2012
MOORE - OKLAHONA CITY - MËSUESJA HEROINË RHONDA CROSSWHITE QË I SHPËTOI FËMIJËT DUKE I MBULUAR ME TRUPIN E SAJ
NË MOORE, OKLAHOMA, VAZHDOJNË OPERACIONET KËRKIM-SHPËTIM
PRESIDENTI OBAMA - GJITHË VËMENDJA TEK OPERACIONET E SHPËTIMIT NË OKLAHOMAPresidenti Barak Obama ka shpallur fatkeqësi të përmasave të mëdha në shtetin e Oklahomës
STUHI VRASTARE NË OKLAHOMA - DHJETËRA VIKTIMA, MES TYRE SHUMË FËMIJË, KËRKIME PËR TË MBIJETUARIT (Lajm dhe fotogaleri)Skenar apokaliptik, shkatërrime dhe zjarre, dëshmi dramatike - kjo stuhi ishte përbindëshe
Robert Hand: PËR ZGJEDHJE TË RREGULLTA, DUHEN VEPRIME TË SHPEJTAKëshilltari i lartë politik i Komisionit amerikan të Helsinkit shprehu keqardhjen për ato që i quajti lojra politike, përfshirë situatën e krijuar me KQZ
GUIDO WESTERWELLE NË BEOGRAD - ZBATIMI I MARRËVESHJES KUSHTI KRYESOR
GUIDO WESTERWELLE SONTE NË BEOGRAD E NESËR NË PRISHTINË PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES
KOMISIONI EVROPIAN E MIRATON MARRËVESHJEN PËR GAZSJELLËSIN TAP

 
VOAL
[Shko lart]