E Premte, 05.24.2013, 08:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ARVIZU: PRESIM HEQJEN E IMUNITETIT MË 6 GUSHT, PËRNDRYSHE SHBA DO TË ZHGËNJEHEJ

E Djelë, 07.15.2012, 08:02am (GMT+1)



Aleksandër Arvizu ka kërkuar nga klasa politike shqiptare plotësimin e kritereve për të marrë statusin e vendit kandidat në BE dhe që ky proces të mos jetë thjesht për fasadë.

“Në fakt SHBA nuk kanë votë që vendi juaj të marrë statusin e kandidatit në BE, por qartësisht ne mbështesim qëllimin e thënë nga të gjithë drejtuesit e Shqipërisë që vendi juaj të bëhet pjesë e BE-së” -u shpreh Arviziu. Përsa kohë që këto zhvillime po e lëvizin vendin drejt atij drejtimi, atëherë ne jemi mjaft mbështetës për këtë, por unë gjithmonë kam thënë aq sa e admirueshme është që mund të arrihet statusi i kandidatit për mua është e rëndësishme që këto gjëra të mos bëhen thjesht për të marrë statusin e kandidatit, por se janë të rëndësishme për zhvillimin e vendit, ka pohuar në fjalën e tij ambasadori amerikan gjatë një takimi të zhvilluar mesditën e të shtunës me shoqërinë civile në qytetin e Gjirokastrës.

Ne e kemi mirëpritur marrëveshjen për Reformën  Zgjedhore, kjo është qartazi shumë e rëndësishme për vendin. Jam veçanërisht i kënaqur që palët kanë arritur një marrëveshje për Kodin Elektoral.

Ndërkohë për nismat e mara së fundi për heqjen e imunitetit, ambasadori Arvizu është shprehur se pret me kënaqësi 6 gushtin, kur dhe është planifikuar të zhvillohet seanca e votimit për heqjen e imunitetit.

Mendoj që janë duke qarkulluar versione, drafte të ndryshme. PD ka përgatitur një draft, po ashtu edhe LSI, kështu që qartazi të gjithë duan të bëjnë diçka për heqjen e imunitetit, ndaj mendoj se kjo është jetike dhe e rëndësishme sepse ka gjyqtarë të mirë, ka parlamentarë të mirë po gjithashtu ka edhe hajdutë mes tyre, kështu që çështja e imuniteteve abuzohet në këtë vend dhe nëse njerëzit do të ishin seriozë për përmirësimin e shtetit ligjor, atëherë duhet të ketë një marrëveshje për heqjen e imuniteteve,  shpreh prerë ambasadori amerikan.

Këto deklarata, përfaqësuesi i shtetit amerikan në Shqipëri, i ka bërë në fund të një turi dy ditor që ka zhvilluar në qytetin e Gjirokastrës të cilat kanë patur në qendër nismën “Vepro tani” si dhe promovimin e trashëgimisë historike dhe kulturore në qytetin e gurtë.
WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JOE DIOGUARDI: ZGJIDHJA E ÇËSHTJES SHQIPTARE NUK KA MBARUARMË 15 KORRIK TË VITIT 1987 U PARAQIT PËR HERË TË PARË NË KONGRESIN AMERIKAN NJË REZOLUTË PËR TË DREJTAT E SHQIPTARËVE (07.15.2012)
BAN KI MUN EDHE NË KOSOVË NË KUADRIN E TURNEUT BALLKANIK QË SHIHET ME SY TË KEQ NGA BEOGRADI (07.14.2012)
KRESHNIK SPAHIU: SIGURIA KOMBËTARE ËSHTË E CUNGUARAleanca Kuqezi do i riorganizojë Forcat e Armatosura (07.14.2012)
HARADINAJ KËRKON SHKARKIMIN E JAHJAGËS (07.14.2012)
BANKA BOTËRORE JEP ALARMIN PËR PROBLEMIN E PRONAVE NË SHQIPËRI (07.14.2012)
PACOLLI E PËRJASHTON NGA PARTIA KRITIKUESIN E MIMOZA KUSARIT (07.14.2012)
GAZETARI FRANCEZ LAURENT BOTON "DOSJEN SEKRETE" TË KOSOVËS (PJESË NGA LIBRI) (07.14.2012)
PRISHTINA SFIDON SHQIPËRINË, HASHIMI SHTYN PËR VJESHTË INTERPELANCËN E KUSARIT (07.13.2012)
JEP DORËHEQJEN MENAXHERI I TREPÇËS (07.13.2012)
JFK: GJENDEN TELA TË DYSHIMTË NË AEROPLAN, NDËRPRITET FLUTURIMI (07.13.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2013  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SYLEJMAN SELIMI DO TË PARABURGOSET APO DO TË LIHET I LIRË?
PRESIDENTI OBAMA MBI POLITIKAT E SIGURISË KOMBËTARE
KOSOVË - ARRESTOHEN PËR KRIME LUFTE NË BASHKËKRYERJE SAMI LUSHTAKU, SAHIT JASHARI, JAHIR DEMAKU, ZEQIR DEMAKU DHE HYSNI THAÇI
AMNESTY INTERNATIONAL - TË DREJTAT E NJERIUT NË SHQIPËRI DHE KOSOVË PËR 2012
MOORE - OKLAHONA CITY - MËSUESJA HEROINË RHONDA CROSSWHITE QË I SHPËTOI FËMIJËT DUKE I MBULUAR ME TRUPIN E SAJ
NË MOORE, OKLAHOMA, VAZHDOJNË OPERACIONET KËRKIM-SHPËTIM
PRESIDENTI OBAMA - GJITHË VËMENDJA TEK OPERACIONET E SHPËTIMIT NË OKLAHOMAPresidenti Barak Obama ka shpallur fatkeqësi të përmasave të mëdha në shtetin e Oklahomës
STUHI VRASTARE NË OKLAHOMA - DHJETËRA VIKTIMA, MES TYRE SHUMË FËMIJË, KËRKIME PËR TË MBIJETUARIT (Lajm dhe fotogaleri)Skenar apokaliptik, shkatërrime dhe zjarre, dëshmi dramatike - kjo stuhi ishte përbindëshe
Robert Hand: PËR ZGJEDHJE TË RREGULLTA, DUHEN VEPRIME TË SHPEJTAKëshilltari i lartë politik i Komisionit amerikan të Helsinkit shprehu keqardhjen për ato që i quajti lojra politike, përfshirë situatën e krijuar me KQZ
GUIDO WESTERWELLE NË BEOGRAD - ZBATIMI I MARRËVESHJES KUSHTI KRYESOR

 
VOAL
[Shko lart]