E Enjte, 05.23.2013, 10:44am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ENVER HOXHAJ, I DËSHTUARI I QEVERISË "THAÇI 2"

E Martë, 07.17.2012, 07:30am (GMT+1)


Premtimet e shumta të dhëna nga ministri i Jashtëm i Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, se brenda pak kohësh Kosovës do t’i vinë disa njohje, e të cilat nuk kanë ndodhur ende, nuk kanë zgjuar vetëm kritikat e opozitës. Në një anketë të zhvilluar nga Agjencia e Lajmeve Kosovapress, me politikën e jashtme të Kosovës të pakënaqur janë shprehur edhe qytetarët, ku 66 për qind e pjesëmarrësve në anketë mendojnë se politika e jashtme e Kosovës është e dështuar. Kurse për ish-ministrin Skënder Hyseni, ironia më e madhe që ka bërë Ministria e Jashtme është prezantimi në uebfaqën e saj zyrtare të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën.

 

Njëra nga fushat prioritare, krahas asaj të zhvillimit ekonomik të vendit, në Qeverinë e Kosovës është diplomacia e jashtme, dhe kjo kuptohet edhe nëse shikojmë numrin e personave që janë të angazhuar në këtë resor, ku përveç ministrit, Enver Hoxhaj dhe zëvendësministrave të tij, Qeveria e Kosovës ka edhe dy zëvendëskryeministra që veprimtaria e tyre ka të bëjë me politikën e jashtme, Behgjet Pacollin dhe Edita Tahirin. Edhe pse ka një numër të madh te emrave në diplomacinë e jashtme kosovare, kjo shumë herë ka reflektuar me deklarata kundërthënëse, se kush është meritori për sjelljen e një njohje, apo në “vrapimin” për të njoftuar se Kosova do njihet nga një vend, e në disa raste ato deklarime nuk kanë dal të sakta, por qëllimi ishte marrja e “flamurit”, ndërsa nuk kanë munguar as akuzat e kundër-akuzat.

Të gjitha këtu nuk kanë kaluar pa u vërejtur nga qytetarët. Në anketën e zhvilluar nga Agjencia e Lajmeve Kosovapress me pyetjen “Si e vlerësoni politikën e jashtme të Kosovës?”, shumica e respodentëve kanë shprehur mendimin që politika e jashtme e Kosovës është e dështuar. Nga 1069 persona sa kanë votuar, 709 apo 66 për qind e respodentëve e kanë vlerësuar të dështuar, 302 apo 28 % e kanë vlerësuar politikën e jashtme të suksesshme dhe 59 respondentë apo 6 për qind janë shprehur që nuk e dinë.

Shumë herë premtimet e shefit të diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, kanë dal të pasakta, në njohjen e Republikës së Kosovës. Më 28 maj ai kishte dhënë një deklaratë, ku thoshte se brenda pak ditësh do të vijnë tri njohje për Republikën e Kosovës, por që vetëm një njohje ka ardhur që nga ajo kohë, nga Republika e Çadit, ndërsa dy të tjera ende nuk kanë ardhur edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj.

Por kryetari i Komisionit për Politik të Jashtme, Albin Kurti thotë se politikës së jashtme të Kosovës i mungon thellësia intelektuale dhe largpamësia strategjike.

“Mendoj se Qeveria e Kosovës ka tepër shumë politikë të jashtme, e cila është më shumë formale se sa përmbajtjesore. Kjo vërehet prej resorëve të shumta që i kanë caktuar për politikë të jashtme, të cilat nuk duken që janë të koordinuara mirë, e deri te fakti që nuk ka as thellësi intelektuale dhe as largpamësi strategjike, në bërjet e kësaj politike, por më shumë takime, komunikime, ku dominojnë ceremonitë simbolet, e kështu me radhë”, ka theksuar Kurti për Kosovapress.

Për më tepër ai ka shtuar se nuk është problemi që ka pak politikë të jashtme, por ka inflacion të politikës së jashtme, që reflektohet në formë, e të cilës sipas tij i mungon substanca e qëndrueshme.

Kurti ka thënë se ka një lloj dështimi sa i përket politikës së jashtme edhe në fushën e njohjeve ndërkombëtare, për shkak se siç ka thënë ai ka një shpërputhje të madhe midis premtimeve të tyre dhe realizimeve që i kanë bërë. Qeveria politikën e jashtme më shumë e sheh si avokim dhe lobim dhe jo si dizajnim të politikave afatgjata, e afatmesme, të cilat pastaj i nxjerrin edhe politikat e shkurtra.

Edhe pse janë shumë njerëz të kyçur në politikën e jashtme, kryetari i Komisionit thotë që nuk ka parë ndonjë dokument, ku ju kanë të koordinuara përgjegjësitë, ku janë të ndara detyrat dhe ku janë të planifikuara aktivitetet, e aq më pak që ka vizion afatgjatë, afatshkurtër dhe afatmesëm.

Për ngutin e zyrtarëve për të prezantuar njohjen, Kurti thotë që këta zyrtar më shumë janë të preokupuar për kreditin që do të marrin për vete, se sa për njohjen e shtetit të Kosovës.

“Përpjekjet për t’i personalizuar njohjet aktuale, ato të shkuara, apo ato të pritura, janë dëshmi që politika e jashtme e Kosovës është në fakt politik e brendshme, sepse këta janë më tepër të preukupuar me kreditin që do të marrin personalisht, se sa me përparimin që do të bëjë Kosova si shtet. Politika e jashtme nuk do të duhej që të ketë probleme të tilla”, ka theksuar ai.

Nga ana tjetër, ish-ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni ka thënë se politika e jashtme e Kosovës sot është shpërndarë, sa që nuk dihet që Kosova ka një politikë të jashtme konsekuente dhe konsistente.

Hyseni ka thënë se po bëhen gati dy vite dhe politika e jashtme e Kosovës është parë ekskluzivisht në ndonjë takim krejtësisht protokollar, ose në përpjekje për të sjell ndonjë njohje për shtetin e ri të Kosovës. Madje ai ka thënë se edhe këtu ka dështime, përkundër paralajmërimit bombastik të disa strategjive për sjelljen e njohjeve, e që fatkeqësisht ka ngecje në rrafshin e njohjeve.

Ish-diplomati kosovar ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme ka dështuar në çështjet kyçe dhe për këtë edhe qytetarët japin vlerësimin e tyre për politikën e jashtme si të dështuar.

“Në të gjitha ata segment ku Ministria e Punëve të Jashtme është si bartëse e politikës së jashtme, ku do të duhej të ishte e pranishme dhe efektive, nuk është dhe kjo mund të jetë arsyeja se pse qytetarët kanë përshtypjen që ka dështuar politika e jashtme e Kosovës. Pastaj Ministria e Punëve të Jashtme ka dështuar të adresojë çështje kyçe nga fushëveprimi i vet”, ka thënë Hyseni për Kosovapress.

Për më tepër ai këtë ministri e ka quajtur edhe joserioze karshi botës, pasi që siç ka thënë ai prezanton në uebfaqen e saj shtete që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Është lehtë të flitet, mirëpo diplomaci serioze, moderne u lë vend rezultateve që flasin, e nuk i proklamon rezultatet inekzistente. Kjo ministri është tej mase jo serioze me botën në komunikim, sidomos me vendet që nuk e kanë njohur Kosovën. Ju mund të irritoni një vend në mënyrë të pakthyeshme nëse në uebfaqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme e futni atë vend që e ka njohur Kosovën, ndërkohë që kjo nuk ka ndodh dhe janë dy raste për keqardhje, janë Nigeria dhe Uganda, vende që ende nuk e kanë njohur Kosovën dhe trajtohen që e kanë njohur”, ka deklaruar ai.

Nga ana tjetër edhe analisti politik, Behlul Beqaj nuk ka lënë pa kritikuar diplomacinë e Kosovës, duke thënë se kjo vetëm sa po e reflekton politikën e brendshme.

“Realisht politika e jashtme shpreh gjendjen dhe kualitetin e politikës së brendshme. Nuancat i bëjnë vetëm liderët vizionarë dhe me integritet moral që në rastin e Kosovës mungojnë. Prandaj nga politika jashtme ka qenë joreale të pritet më shumë, pavarësisht se me politikë të jashtme janë marrë shumë zyrtarë, të cilët kanë garuar më shumë mes vete se sa për interesin e Kosovës”, thotë Beqaj për Kosovapress.

Madje ai ka thënë se po të mos kishte qenë faktori ndërkombëtar, politikës së jashtme do t’i shiheshin dështime edhe më të mëdha.

“Politika e jashtme është në nivelin e politik bërjes së përgjithshme. Sikur mos të kishim partnerët ndërkombëtar, do të dilte në sipërfaqe tërë diletantizmi politik, por mbështetja ndërkombëtarë në anën tjetër, sa i ka ndihmuar politikës së jashtme, aq e ka bërë atë të varur nga zyrtarët ndërkombëtar, në vend se të aftësohen zyrtarët tanë për politik bërje të pavarur, për aq sa lejojnë rrethanat”, vlerëson ai.

Ndërkohë këshilltari i ministrit, Hoxhaj, Artan Behrami ka dhënë një përgjigje për aktivitet e ministrit, Hoxhaj dhe siç ka thënë ai dyfishimin e njohjeve.

Sipas tij në një vit e gjysmë të punës së ministrit, qytetarët e Republikës së Kosovës janë dëshmitar për një dinamikë dhe kualitet të ri në politikën e jashtme.

Për më tepër ai ka shtuar se ministri Enver Hoxhaj ka vizituar mbi 80 shtete të ndryshme të botës, derisa në qendra vendimmarrëse, siç është Uashingtoni, Berlini, Londra, Parisi, Roma e vende tjera, ka qenë nga disa herë.

“Gjatë këtij mandati ka një dyfishim të numrin të njohjeve, në krahasim me numrin e njohjeve të vitit 2010. Gjatë këtij mandati kemi dyfishim të marrëveshjeve bilateral të nënshkruara, derisa kemi iniciuar mbi 70 marrëveshjeve tjera, që do të forcojnë subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe marrëdhëniet diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe shteteve të ndryshme të botës. Po ashtu ato do të ndikojnë edhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka thënë Behrami për Kosovapress.

Po ashtu ai ka thënë se gjatë këtij mandati ka një pesëfishim të organizimit të konferencave ekonomike në shtete të fuqishme, të cilat do të nxisnin investimet në Republikën e Kosovës.

Ai gjithashtu ka përmendur se për herë të parë në historinë e re të Kosovës është hartuar Strategjia për politikë të jashtme, Strategjia për përmbylljen e procesit të njohjeve, Strategjia për diplomaci ekonomike dhe Strategjia për diplomacinë digjitale.

Ndryshe edhe pse kishte paralajmërime të shumta nga zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli dhe ministri Hoxhaj, se gjatë këtij viti do të vijnë shumë njohje, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Në faqen zyrtare të ministrisë së Punëve të Jashtme figurojnë vetëm gjashtë njohje që kanë ardhur këtë vit, njohje nga Republika e Ganës, Haitit, Ugandës, Sao Tome dhe Principe, Brunesi Darussalam dhe Republika e Çadit, e fundit që ka ardhur më 1 qershor./Kosovapress/

 

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
IDRIZI I PDIU PËRSËRIT ZOTIMIN PËR REZOLUTËN ÇAMEIdrizi apel qeverisë që t’i kërkojë sqarime Greqisë për marrëveshjen e kufirit detar (07.16.2012)
RTK: LIBIA PRITET TA NJOHË KOSOVËN BRENDA TRE MUAJVE TË ARDHSHËM (07.16.2012)
PRESIDENTI TOPI U NIS PËR VIZITË PUNE NË ITALI (07.16.2012)
PANTIQ: ME NIKOLIQIN KEMI PLAN PËR KOSOVËN (07.16.2012)
BAN KI MUN I SHQETËSUAR PËR RAPORTET MES KOSOVËS DHE SERBISË (07.16.2012)
KRESHNIK SPAHIU: EMIGRANTËVE T'IU GARANTOHET E DREJTA E VOTËS (07.15.2012)
ALBIN KURTI: BASHKIMI I SHQIPTARËVE ËSHTË I DOMOSDOSHËM DHE I PASHMANGSHËM (07.15.2012)
DOKUFEST E GJALLËRON PRIZRENIN (07.15.2012)
NJË VIT PAS OPERACIONIT TË QEVERISË, ASGJË NË VERI NUK KA NDRYSHUAR (07.15.2012)
ARVIZU: PRESIM HEQJEN E IMUNITETIT MË 6 GUSHT, PËRNDRYSHE SHBA DO TË ZHGËNJEHEJ (07.15.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2013  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
AMNESTY INTERNATIONAL - TË DREJTAT E NJERIUT NË SHQIPËRI DHE KOSOVË PËR 2012
MOORE - OKLAHONA CITY - MËSUESJA HEROINË RHONDA CROSSWHITE QË I SHPËTOI FËMIJËT DUKE I MBULUAR ME TRUPIN E SAJ
NË MOORE, OKLAHOMA, VAZHDOJNË OPERACIONET KËRKIM-SHPËTIM
PRESIDENTI OBAMA - GJITHË VËMENDJA TEK OPERACIONET E SHPËTIMIT NË OKLAHOMAPresidenti Barak Obama ka shpallur fatkeqësi të përmasave të mëdha në shtetin e Oklahomës
STUHI VRASTARE NË OKLAHOMA - DHJETËRA VIKTIMA, MES TYRE SHUMË FËMIJË, KËRKIME PËR TË MBIJETUARIT (Lajm dhe fotogaleri)Skenar apokaliptik, shkatërrime dhe zjarre, dëshmi dramatike - kjo stuhi ishte përbindëshe
Robert Hand: PËR ZGJEDHJE TË RREGULLTA, DUHEN VEPRIME TË SHPEJTAKëshilltari i lartë politik i Komisionit amerikan të Helsinkit shprehu keqardhjen për ato që i quajti lojra politike, përfshirë situatën e krijuar me KQZ
GUIDO WESTERWELLE NË BEOGRAD - ZBATIMI I MARRËVESHJES KUSHTI KRYESOR
GUIDO WESTERWELLE SONTE NË BEOGRAD E NESËR NË PRISHTINË PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES
KOMISIONI EVROPIAN E MIRATON MARRËVESHJEN PËR GAZSJELLËSIN TAP
JONATHAN EVANS - PARTITË POLITIKE TË SIGUROJNË ZGJEDHJE TË LIRA DHE TË NDERSHME

 
VOAL
[Shko lart]