Voal-online - LONDËR, 5 GUSHT - Usain Bolt ka fituar medaljen e artë të 100
metrave në Londra 2012 me kohën 9''63, duke e konfirmuar titullin që ka
rrëmbyer para katër vjetësh në Pekin, ku pastaj e fitoi edhe medaljen tjetër të
artë në 200 metra.
Argjend mori xhamajkiani tjetër, Yohan Blake me 9''75, ndërsa bronxi shkoi tek
amerikani Justin Gatlin me 9''79.(ansa)