E Shtunë, 04.20.2024, 12:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Bush- Izraeli po mbron popullin e vet, Hamasi shkaktar i gjendjes në Gaza
E Martë, 01.06.2009, 11:09am (GMT+1)

Për herë të parë që nga fillimi i ofensivës ushtarake në Gazë, presidenti Xhorxh Bush foli në një konferencë shtypi të transmetuar me televizion, ku ai u shpreh edhe për Lindjen e Mesme.

Presidenti nuk bëri komente gjatë javës së parë të operacionit ushtarak të Izraelit. Ai ishte me pushime në fermën e tij në Teksas dhe la zëdhënësin që të komentonte në vend të tij, për krizën në Lindjen e Mesme. 

Fillimisht Presidenti foli për gjendjen në Gazë të premten, në fjalmin e tij të përjavshëm në radio. Dje, ai bëri komente për gazetarët, që i kishte thirrur për pak kohë në zyrën e tij, për të qenë të pranishëm në momentet e fundit të takimit me Zëvendëspresidentin e parë të Sudanit, Salva Kiir.

Presidenti tha se e justifikonte veprimin e Izraelit për t'u vetëmbrojtur dhe se situata aktuale në Gazë ishte shkaktuar nga Hamasi.

"Unë e kuptoj dëshirën e Izraelit për t'u vetëmbrotjur dhe se gjendja e krijuar tashmë në Gazë është shkaktuar nga Hamasi," - tha Presidenti. 

Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Hamasin organizatë terroriste; dhe ndërsa i kërkoi Izraelit të bëjë ç'është e mundur për të kufizuar numrin e viktimave mes civilëve, Presidenti Bush nuk bëri thirrje që t'i jepet fund sulmit. Në komentet tij në Shtëpinë e Bardhë ai e bëri edhe një herë të qartë se mendon që Hamasi po i shfrytëzon njerëzit në Gazë për arritjen e synimeve të militantëve.

"Në vend që të kujdeset për popullin në Gazë, Hamasi ka vendosur ta përdorë Gazën për hedhjen e raketave, për të vrarë izraelitë të pafajshëm. Dhe Izraeli duket se ka vendosur të mbrojë popullin e vet," - tha Presidenti.

Zoti Bush i bëri këto komente ndërsa ushtria izraelite i ka vazhduar sulmet në Gazë për të dhjetën ditë me radhë dhe Hamasi nga ana e tij ka vazhduar të hedhë raketa të tjera në Izraelin jugor.

Numri i të vrarëve në Gazë tani është 540 vetë. Presidenti tha se është i shqetësuar për krizën humanitare që po ndodh atje.
"Ne na vjen keq për popullin e Gazës dhe për këtë arsye, i kemi dhënë miliona dollarë ndihma të reja OKB-së, për ta ndihmuar popullin e Gazës."

Presidenti Bush theksoi edhe një herë se ndërsa do të dëshironte që të përfundonte dhuna në Gazë, çdo armëpushim që mund të arrihet, sipas tij duhet të jetë i qëndrueshëm dhe të respektohet nga të gjithë.

Ai theksoi se thirrjet që Izraeli t'i japë fund sulmeve po vijnë nga të gjitha anët, brenda dhe jashtë botës arabe. Ai tha se ata që kërkojnë përfundimin e menjëhershëm të luftimeve kanë ambicie fisnike, por ai shtoi se çdo armëpushim duhet të përfshijë kushte, që Hamasi të mos e përdorë Gazën si një vend nga ku të hedhë raketa ndaj Izraelit.//lk



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Presidenti i zgjedhur Barak Obama arrin në Washington D.C. (01.05.2009)
Intervista e Mishel Obamës tek CNN: Barak është njeri shumë i thjeshtë (01.04.2009)
KFOR dhe EULEX përforcime në veri të Mitrovicës (01.04.2009)
Mishelë dhe vajzat e Obamës arrijnë në Washington D.C. (01.04.2009)
La Repubblica: Kontroll ndërkombëtar Gazës ? (01.03.2009)
Në vitin 2008 u vranë 62 gazetarë (12.30.2008)
Jakup Krasniqi: Mund të kërkojmë hise në Luginën e Preshevës (12.27.2008)
Ish i përndjekuri Letër të Hapur Ambasadorit Uidhërs (12.24.2008)
LDK-JA DREJT NJË FILLIMI TË RI APO DUKE VAZHDUAR TË TATËPJETËN (12.17.2008)
U inagurua VOAL-online - VOAL ose misioni vizionar i medias së shkruar elektronike (12.11.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]