E Mërkurë, 05.22.2013, 11:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
GREQIA GËRSHËRË EDHE PENSIONEVE TË MINORITARËVE GREKË TË SHQIPËRISË

E Martë, 08.07.2012, 09:40am (GMT+1)




Qeveria greke vë sërish “gërshërën” mbi pensionet e minoritarëve të Shqipërisë.

Ministri grek i Punës Janis Vroutsis bëri të ditur se do të priten 2800 pensione të Entit Bujqësor të Sigurimeve Shoqërore (OGA), nga i cili përfitojnë të punësuarit në bujqësi dhe mijëra minoritarë grekë nga Shqipëria.

Sipas ministrit Vroutsis, duke prerë 2800 pensione nga OGA, shteti grek do të fitojë rreth 14 milionë euro në vit. Ministri nuk dha detaje mbi kategoritë e pensioneve dhe sa persona nga Shqipëria do të prekë kjo masë, por në tetor të vitit të kaluar, qeveria greke iu hoqi përfitimet e më shumë se gjysmës së tyre, 3500 pensionistëve në Shqipëri, me argumentin se nuk depozituan brenda afatit ligjor dokumentacionin e kërkuar.

OGA prej vitesh jep pensione 360 euro ne muaj tek të gjithë ata persona që mbajnë statusin e “homogjenit”, domethënë që vërtetojnë ligjërisht se janë shtetas grekë ose me prejardhje greke.

Masat e ashpra që ka kërkuar Trojka në Greqi, ndër të cilat dhe prerja e pensioneve, po prekin edhe minoritarët në Shqipëri, duke i bërë "bashkëvuajtës" me qytetarët e Greqisë dhe duke i hequr tregut shqiptar mijëra euro që hynin në vit, vetëm nëpërmjet përfitimit të këtyre pensioneve.

Shteti grek gjithashtu kërkon të presë edhe pensionet false, nga të cilat mijëra persona kanë përfituar për vite me radhë në mënyrë të paligjshme. Sipas të dhënave, në Greqi, 20 000 njerëz marrin pensione false, duke shkaktuar një dëm prej 120 milionë euro në fondet e pensioneve, gjatë viteve të fundit. Ministri i Punës tha se vetëm në ishullin Zakinthons, janë konstatuar 61 persona që merrnin pension nën statusin e “të vërbërit” pa qenë të tillë.

"Dua të dërgoj një mesazh të fortë në të gjithë Greqinë. Deri në fund të vitit, të gjithë do të jEnë identifikuar", tha Vroutsis. Ministri i bëri këto deklarata pas vizitës së tij në Gjykatën e Lartë, ku ka kërkuar ndihmën e drejtësisë për hetimin e rasteve të korrupsionit dhe përfitimeve të paligjshme të pensioneve false sa më shpejt të jetë e mundur.(bw)


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LDK E KËRKON DORËHEQJEN E PRESIDENTES JAHJAGA (08.07.2012)
Shqipëri: Nuk zhvillohet votimi për çështjen e imuniteteveBERISHA: REFERENDUM PËR HEQJEN E IMUNITETEVERAMA: REFERENDUM PËR PAKETËN E NDRYSHIMEVE KUSHTETUESE (08.06.2012)
Debati për imunitetin dhe pengu i të kaluarësANALISTI FATOS LUBONJA THOTË SE HEQJA E IMUNITETEVE NUK NDIKON NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT TË ZYRTARËVE SEPSE MUNGON VULLNETI POLITIK I PALËVE (08.06.2012)
I NXEHTI AFRIKAN ZHARIT VENDIN, TEMPERATURA 42 GRADË CELSIUS (08.06.2012)
NISI SEANCA PËR IMUNTETIN: PRITET NJË VRIMË NË UJË? (08.06.2012)
NJË OLIMPIADË KATASTROFË, SHQIPËRIA NJË ZHGËNJIM TOTALVetëm një sportist ka kapur normat (08.06.2012)
SOT SEANCA PËR HEQJEN E IMUNITETIT: PD PRET NJË PO NGA PS (08.06.2012)
ENGEL: NË SHBA AS SENATORËT AS KONGRESMENËT S'KANË IMUNITET (08.06.2012)
ËSHTË USAIN BOLT NJERIU-JET, E BËN 100 METËRSHIN NË 9 SEKONDA DHE 63 TË QINDTAT (9''63)Lë prapa xhamajkianin tjetër Blake dhe amerikanin Gatlin (08.05.2012)
ÇËSHTJA E IMUNITETIT SOT NË PARLAMENTQëndrimet e palëve janë tërësisht të kundërta, ndonëse për formulën e kufizimit të imunitetit kanë rënë dakord (08.05.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2013  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
NË MOORE, OKLAHOMA, VAZHDOJNË OPERACIONET KËRKIM-SHPËTIM
PRESIDENTI OBAMA - GJITHË VËMENDJA TEK OPERACIONET E SHPËTIMIT NË OKLAHOMAPresidenti Barak Obama ka shpallur fatkeqësi të përmasave të mëdha në shtetin e Oklahomës
STUHI VRASTARE NË OKLAHOMA - DHJETËRA VIKTIMA, MES TYRE SHUMË FËMIJË, KËRKIME PËR TË MBIJETUARIT (Lajm dhe fotogaleri)Skenar apokaliptik, shkatërrime dhe zjarre, dëshmi dramatike - kjo stuhi ishte përbindëshe
Robert Hand: PËR ZGJEDHJE TË RREGULLTA, DUHEN VEPRIME TË SHPEJTAKëshilltari i lartë politik i Komisionit amerikan të Helsinkit shprehu keqardhjen për ato që i quajti lojra politike, përfshirë situatën e krijuar me KQZ
GUIDO WESTERWELLE NË BEOGRAD - ZBATIMI I MARRËVESHJES KUSHTI KRYESOR
GUIDO WESTERWELLE SONTE NË BEOGRAD E NESËR NË PRISHTINË PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES
KOMISIONI EVROPIAN E MIRATON MARRËVESHJEN PËR GAZSJELLËSIN TAP
JONATHAN EVANS - PARTITË POLITIKE TË SIGUROJNË ZGJEDHJE TË LIRA DHE TË NDERSHME
14 VJETORI I ZHDUKJES SË UKSHIN HOTIT - ATDHETARIT DHE DIPLOMATIT TË SHQUAR TË ÇËSHTJES KOMBËTARE
PAFAJËSIA E SHEFIT IT ARMANDO KASAJ - PROKURORIA BËN REKURS NË GJYQ

 
VOAL
[Shko lart]