VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA në favor të Planit Mubarak-Sarkozy - Rise: Kërkojmë armëpushim të menjëhershëm dhe të garantuar
E Mërkurë, 01.07.2009, 08:59am (GMT1)

VOA, ANSA - Voal-online- SHBA mbështesin planin mbështesin planin e presidentit egjyptian dhe atij francez Mubarak e Sarkozy për një pushim të menjëhershëm të zjarrit në Rripin e Gazës. SHBA kanë qenë në favor të planit Mubarak-Sarkozy për një ndalim të menjëhershëm të zjarrit midis Izraelit dhe Hamasit, si dhe kanë kërkuar që të "garantohet ecuria e kësaj inisiative", tha Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice ndërsa mori fjalën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Në ndërhyrjen e saj në Këshillin e Sigurimit, Rise ka ripohuar, se një kthim në situatat e mëparëshme nuk është i pranueshëm dhe se ndalimi i zjarrit duhet të jetë stabil. Zonja Rise po ashtu shprehu shqetësimin e saj për situatën humanitare në Rripin e Gazës. "Duhet të kemi sa më shpejtë ndalimin e zjarrit dhe prandaj e mirëpresim inisiativën e presidentit të Egjyptit e cila duhet të garantojë armëpushimin. Në deklaratën e saj zonja Rise po ashtu përmendi vendimin e kryeministrit të Izraelit Ehud Olmert për hapjen e një corridori humanitar në Gaza.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.