VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Presidenti turk i premton ndihmë për njohjen e Kosovës nga vendet islamike
E Mërkurë, 01.07.2009, 06:37pm (GMT1)

Voal-online - Presidenti turk, Abdullah Gül, gjatë takimit që ka zhvilluar me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, të martën në Ankara, është shprehur i sigurt se bashkëpunimi dhe marrëdhëniet mes Turqisë dhe Kosovës do të thellohen, dhe se komuniteti turk në Kosovë dhe qytetarët turq me origjinë shqiptare në Turqi, duhet të luajnë rolin e urës lidhëse midis dy vendeve. "Ne do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë për njohjen sa më të gjerë të Republikës së Kosovës", ka thënë Gül, duke premtuar se do të vendi i tij do të vazhdojë të organizojë kontakte miqësore midis Kosovës dhe vendeve nga të cilat kërkohet njohja. "Fokusim yni do të jenë sidomos vendet islamike", ka premtuar presidenti turk. Ndërkaq Krasniqi ka thënë se Republika e Kosovës dëshiron të thellojë marrëdhëniet me Republikën e Turqisë në të gjitha fushat, si partner strategjikë, në dobi të interesave reciproke, të miqësisë midis dy popujve tanë dhe të bashkëpunimit e të paqes në rajon. Gjatë vizitës në Turqi, Kryetari i Parlamentit të Kosovës është pritur nga Presidenti Gül, kryeministri Erdogan dhe homologun e tij Köksal Topten. Kryeministri Erdogan do ta vizitojë Kosovën në pranverë.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.