VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Gjermania zotohet për njohje të reja të Kosovës
E Mërkurë, 01.07.2009, 06:52pm (GMT1)

7 janar (Evropa e Lirë) - Gjermania do të angazhohet në lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pjesa e mbetur e BE-së dhe vendet e tjera, ka thënë sot në Prishtinë, Norbert Lammert, kryetar i Parlamentit Gjerman. Keto komente, Lamert i bëri pas takimit që zhvilloi me presidentin Fatmir Sejdiu. Ndërsa e ka quajtur arrestimin paradokohshëm të tre gjermanëve nëe Kosovë nën dyshimin për implikim në sulmin ndaj ICO-së si një "rast fatkeq", Lammert tha se Gjermania nuk do t'i prish marrëdheniet me Kosovën.
"Dua të theksoj se njohja e Kosovës nga shumica e vendeve të BE-së ishte edhe rezultat i angazhimit gjerman për ta njohur Republikën e Kosovës dhe se aktivitete të ngjashme të shtetit gjerman do të vazhdojnë edhe në të ardhmen", tha Lammert. Presidenti Sejdiu tha se pret njohje të reja, të cilat do të jenë të mjaftueshme për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare./Voal-online.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.