VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Britania lobon tek 33 shtete për njohjen e Kosovës
E Mërkurë, 01.07.2009, 06:57pm (GMT1)

7 janar (Voal-online) Mediat shqiptare kanë publikuar sot se David Miliband, Ministër i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, iu ka dërguar letra 30 homologëve të tij nga vende të ndryshe të botës, ku iu sugjeron ta njohin pavarësinë e Kosovës. Dhjetë nga këto vende thuhet se do ta njohin Kosovën përpara 17 shkurtit, pra njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës. Në mesin e këtyre shteteve përmendet të jenë edhe Katari dhe Indonezia, dy vende të cilat kanë nguruar deri tani të hedhin hapin e njohjes së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.