VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Berisha: Duhet të zbardhet masakra e Tivarit që është më e rënda pas masakrës së Katinit
E Premte, 01.09.2009, 04:06pm (GMT1)

Kryeministri Berisha deklaroi  gjatë emisionit "Opinion" se do të vazhdojë të mbajë qëndrime të forta kontestuese ndaj çdo prokurori apo prokurorie që është në simbiozë me krimin. "Nuk do të pajtohem me këto të dy fenomene, sepse pas çlirimit të Kosovës, pas Sllobodanit në Hagë, shqiptarët kanë dy armiq kryesorë që duhet t`i luftojnë në mënyrë të vazhdueshme; korrupsionin dhe krimin", tha Berisha gjatë emisionit ku ishte i ftuar edhe kreu i qeverisë së Kosovës. Kryeministri theksoi se janë më shumë se 300 dosje korrupsioni të sistemit kleptokratik të qeverisjes 8 vjeçare të PS-së të cilat flejnë në sirtaret e organit të akuzës. Duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve për hapjen e dosjeve, Kryeministri Berisha tha se ky është një proces i cili nuk mund të ketë kthim prapa. "Është një proces i domosdoshëm për të arritur paqen sociale, është një proces jetik për t'u ndarë nga krimet e diktaturës komuniste", u shpreh Berisha. Kryeministri tha se një ligj i tillë në asnjë mënyrë nuk synon gjahun tek kundërshtarët politikë, por vetëm pastrimin e instiutucioneve nga individë të inkriminuar. "Unë mund tu garantoj se nga afro 800 prokurorë dhe gjykatës që ka në të gjithë vendin, vetëm 30-40 mund të jenë ata që kanë pasur lidhje me vendimet për dënime politike në kohën e dikaturës. Unë nuk mund të pranoj që individë të tillë të inkriminuar që kanë lidhur me zinxhirë të rinjtë në qytetet e Sarandës apo të Shkodrës në diktaturë sot të drejtojnë institucionet", u shpreh Berisha. Kryeministri ju referua praktikës së vendeve të tjera të Europës Limndore të cilat kanë hapur dosjet për bashkëpunëtorët e diktaturës dhe se në asnjë rast gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg nuk ka pranuar të marrë në shqyrtim jo legjitimitetin e këtyre ligjeve. "Duhet të zbardhen ato krime që janë kryer në atë periudhë. Duhet të zbardhet masakra e Tivarit që është më e rënda në Europën Lindore pas masakrës së Katinit, dhe këtë e dinë shumë mirë ata që janë gjallë si Nexhmije Hoxha apo Ramiz Alia", tha Berisha.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.