VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VETËVENDOSJA AKUZON - 18 ZYRTARË TË LARTË TË PDKsë KANË PROBLEME ME LIGJIN

E Djelë, 03.10.2013, 05:04pm (GMT1)



Sot aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë organizuar një aksion simbolik në sheshin Nëna Terezë, ku kanë paraqitur listën e zyrtarëve të partisë në pushtet, "të cilët janë të akuzuar, në arrati dhe nën hetime".

"Nga një kërkim krejt modest që kemi bërë në Lëvizjen Vetëvendosje na kanë dalë 18 zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët kanë pasur probleme me ligjin. Tetë prej tyre janë kryetarë komunash, disa të dënuar e pastaj të falur, të arratisur, por shumica prej tyre nën hetime. Sigurisht, në situatën ku shteti është kapur nga krimi, dënohen vetëm rastet më banale dhe që nuk e rrezikojnë piramidën", thuhet pos tjerash në komunikatën e Vetëvendosjes.

Sipas saj, "ky rrjet kriminal që mban emrin PDK, ka shtrirë ndikimin edhe në sistemin gjyqësor".

"Është iluzore të presësh rezultate prej njësisë Task Forcë të iniciuar nga vetë kreu i kësaj Qeverie tashmë të inkriminuar. Ata nuk do ta gjykojnë vetveten", thotë Vetëvendosja.

Kjo e fundit është subjekt opozitar në Kuvendin e Kosovës.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.