VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MITROVICA PËRSHËNDET PATRULLIMET E PËRBASHKËTA TË POLICISË DHE EULEXit NË VERI

E Hënë, 03.11.2013, 02:58pm (GMT1)




Mitrovicë, 11 mars  - Përfaqësuesit e Komunës së Mitrovicës kanë përshëndetur të hënën në takimin e Komitetit të Sigurisë, shtimin e masave të sigurisë në veri nga Policia e Kosovës dhe EULEX-it. Ata kanë thënë se patrullimet e përbashkëta kanë ndikuar edhe në sigurinë e qytetarëve.

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Riza Haziri, ka pohuar se si rezultat i angazhimit të strukturave të sigurisë, pushtetit lokal si dhe vetëpërmbajtjes së qytetarëve situata është paksa më e shtendosur. "Kjo javë fatbardhësisht ka qenë e qetë kryesisht, pa incidente të shpeshta sikur javët paraprake", ka thënë Haziri.

Duke folur për rrethanat politike, ai ka theksuar se është një kohë e ndjeshme duke pasur parasysh dialogun që po mbahet mes Kosovës dhe Serbisë për zhbërjen e strukturave paralele. "Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po ngrit zëra kundërshtues nga të dy palët, por reagimet që vijnë nga pala serbe janë reagime që vijnë nga struktura paralele, që nuk ju konvenon normalizimi i situatës", ka theksuar Haziri.

Gjendjen më të qetë e ka përshkruar edhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala. Ai ka falënderuar të gjithë ata që janë duke u angazhuar për mbarëvajtjen e situatës, si Policinë e Kosovës, EULEX-in, KFOR-in, por edhe qytetarët.

Sipas tij, në raport me javët e kaluara, këtë javë ka pasur një situatë më të qetë. "Kemi pasur veç një shpërthim në afërsi të stacionit të policisë në veri, ku s'ka pasur të lënduar", ka thënë Bala.

Në takim pos zyrtarëve komunalë, përfaqësuesve të Policisë së Kosovës, EULEX-it, KFOR-it dhe organizatave të tjera vendore dhe ndërkombëtare, që i pranishëm edhe Rexhep Bytyçi nga zyra e shefit të EULEX-it, i cili kërkoi që të bëhet më shumë për rritjen e bashkëpunimit me qytetarë.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.