E Premte, 04.19.2024, 02:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
DAÇIQ - TË GATSHËM PËR MARRËVESHJE, POR JO ME LIGJE TË KOSOVËS

E Martë, 03.12.2013, 04:38pm (GMT+1)



Serbia porosit Kosovën se mund të qeverisë pjesën veriore të territorit të saj, vetëm nëse përdor armët dhe forcën, sepse përndryshe autoritetin e saj nuk mund ta ushtrojë atje.

Porosinë e dha vetë kryeministri serb, Ivica Daçiq, i cili tha të martën paradite se njëjtë si Prishtina, as Beogradi nuk mund të ketë qeverisje në pjesë tjera të Kosovës, përpos veriut, nëse nuk përdor konflikt të armatosur, si mjet për të arritur qëllimet.

"Serbia nuk ka pushtet faktik në një pjesë të Kosovës, njëjtë siç Prishtina nuk ka pushtet faktik në veri të Kosovës. Dhe që, nëse Serbia do të donte të kthente pushtetin e saj në këtë pjesë të Kosovës, për shembull në Prishtinë, atëherë do të duhej ta bënte këtë vetëm me armë".

"Nëse (kryeministri i Kosovës Hashim), Thaçi do të donte që Mitrovica veriore, të qeveriset nga Qeveria në Prishtinë, ai do të mund ta arrinte këtë, dhe duhet ta bëjë këtë, vetëm me armë. Për çfarë dialogu pra, dhe zgjidhje paqësore po flasim, nëse këto janë opsionet tona të vetme?", tha Daçiq.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media në Beograd, pas kthimit të delegacionit të lartë shtetëror nga Brukseli, kryeministri serb tha se Serbia, për dallim nga Kosova, është e gatshme për kompromis.

Ndërkaq, shefi i Qeverisë në Beograd, sqaroi se ku qëndron problemi që po e pamundëson arritjen e marrëveshjes me Prishtinën.

"Serbia është e gatshme për marrëveshje. Por, kjo marrëveshje nuk mund të jetë brenda kornizave të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, por duhet të jetë një marrëveshje politike, në të cilën merr pjesë bashkësia ndërkombëtare, me garanci ndërkombëtare. Sepse me këtë gjë, ndër të tjera, përjashtohet edhe mundësia e një konflikti të armatosur", u shpreh Daçiq.

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, janë takuar gjashtë herë me radhë, në saje të normalizimit të raporteve ndërmjet dy vendeve.

Por, negociatat po vendnumërojnë, për shkak të mospajtimit të palëve se cilat duhet të jenë përgjegjësitë e Asociacionit të Komunave serbe të Kosovës. Beogradi insiston që ky mekanizëm duhet të ketë përgjegjësi ekzekutive, ndërsa Prishtina e kundërshton këtë format.

"Ne kemi vetëm një kërkesë, dhe atë: Ose na jepni Bashkësinë e Komunave Serbe, e cila do të ketë me çka të merret, ose të mos humbim më kohë në këtë temë".

"Nuk shoh interesin përse SHBA-të janë përfshirë kaq shumë në anën e shqiptarëve në Kosovë, sepse nga deklaratat e tyre e shoh se ata më së shumti kundërshtojnë pushtetin ekzekutiv për këtë bashkësi. A e dini çka, nuk e kam shpikur unë Republikën Serbe, por ajo është shpikur në Dejton.
Dejtoni, me sa e di unë është në territorin e ShBA-së. Përse është shpikur? Për të ndalur luftën në Bosnje e Hercegovinë", tha Daçiq.


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq i ka shpjeguar mediave në Beograd edhe për takimet që zhvillon me zyrtarë të lartë të administratës amerikane kur zhvillohen bisedimet në Bruksel:

"Kur do që zhvillohet dialogu, në Bruksel gjendet edhe i ngarkuari amerikan për dialogun Prishtinë-Beograd, zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker. Sigurisht, rastësisht ka disa obligime atë ditë në Bruksel, dhe unë jam i vetëdijshëm për këtë. Dhe, gjithmonë jam takuar me të, dhe gjithnjë reagimi i tij ka qenë se nuk bën Republika Serbe, nuk ka përgjegjësi ekzekutive. Unë nuk e di nëse ju e kuptoni se në çfarë atmosfere unë negocioj atje. Nuk e kuptoni se, përderisa unë flas për diçka, përfaqësuesit e BE-së tundin kokën.".

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikolliq, zëvendëskryeministri Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri Ivica Daçiq janë takuar të hënën mbrëma në Bruksel me shefen e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.

Pas takimit, presidenti serb Nikolliq tha për mediat serbe se pala kosovare ka lëshuar pe, sa i përket ligjeve me të cilat do të qeverisë ky trup, që më pas do të rezultojë në zhbërjen e strukturave paralele që Serbia ka në Kosovë.

Serbisë i është vënë si kusht, relaksimi i raporteve me Prishtinën, nëse ajo dëshiron të ecë tutje në integrimet evropiane.

Kryeministri serb, Daçiq, paralajmëroi se Beogradi nuk do të zmbrapset nga qëndrimi i tij që Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë të ketë pushtet ekzekutiv, në fushën e policisë, drejtësisë, çështjeve të brendshme.

Sipas Daçiqit, në rast se këto parakushte nuk merren parasysh, atëherë Serbia ka gjasa të largohet nga tavolina e negociatave, meqë sipas tij, nuk dëshiron të humb kohë.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
WOLFARTH - VOTIMI I 16 VJEÇARËVE I MUNDUR VETËM MË 2017 (03.12.2013)
THAÇI - DEKLARATAT E NIKOLIQIT JANË GËNJESHTRA (03.12.2013)
NJË VARG MEKANIZMASH PËR INTEGRIMET EVROPIANE TË KOSOVËS (03.12.2013)
NIKOLIQ - PRISHTINA KA PRANUAR TË NDRYSHOJË LIGJET DHE KUSHTETUTËN (03.12.2013)
NIKOLIQ - PRISHTINA KA LËSHUAR PE! (03.12.2013)
ODIHR SJELL MISION VLERËSIMI PËR ZGJEDHJET E 23 QERSHORITOSBE sqaroi se zyra e saj ODIHR është ftuar nga Shqipëria qysh në dhjetorin e kaluar (03.12.2013)
PËRFUNDON TAKIMI I CATHERINE ASHTON ME UDHËHEQËSIT SERBË (03.12.2013)
AZEM HAJDARI DEKOROHET ME URDHËRIN E FLAMURITAzem Hajdari ishte udhëheqësi i lëvizjes më të madhe antikomuniste të vendit në Dhjetorit 90 (03.11.2013)
SELAMI - NDER TË KANDIDOJ PËR PARTINË DEMOKRATIKE (03.11.2013)
A DO T'I LEJOHET NESËR KRYEMINISTRIT THAÇI T'I DREJTOHET KUVENDIT (03.11.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]