VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KIRI HAJDARI - 'NËSE AZEMI DO TË ISHTE GJALLË, TRI LIGJET DO TË ISHIN VOTUAR'

E Mërkurë, 03.13.2013, 08:11am (GMT1)




Fëmijë i vogël, Kirit iu desh t'i bënte qëndresë frikës... Jeta po kërkonte shumë prej tij, sepse ishte djali i Azem Hajdarit. Iu ndodh pranë edhe kur të atit i bënë atentatin e tretë dhe më pas, më 12 shtator të "˜98-ës, vdekja u bë e pashmangshme. Kirit, atëherë vetëm 14 vjeç, iu desh të burrërohej para kohe, të kontrollonte dhimbjen para të tjerëve, sepse besonte se kështu do të nderonte babanë, që e kishte parandjerë ikjen dhe amanet i kishte lënë familjen.

Ndaj, Kiri Hajdari, djali i madh i Azemit ka vendosur të rrëfejë për "Gazeta Shqiptare" jetën e shkurtër pranë të atit, kujtimet dhe dhuratën më të bukur që mori prej tij, këshillat për jetën dhe "amanetin" që t'i qëndronte afër familjes kur ai të mos ishte më. Në këtë intervistë, Kiri Hajdari flet dhe për raportet me politikën, çfarë trashëgoi nga i ati, duke mos përjashtuar mundësinë e përfshirjes në të në një të ardhme të afërt. Shkollimi në Francë ndikoi në formimin e Kirit në moshë të re, nga ku mori bazat e rëndësishme të kulturës dhe letërsisë perëndimore. Por Kiri Hajdari ishte i lidhur me Shqipërinë dhe familjen, ndaj Parisin e ndërroi pa hezitim me Tiranën, dhe sot është një 28-vjeçar që ndjek ritmin e ditëve, ku puna i zë pjesën më të mirë të kohës, ashtu si dhe miqtë e familja mbeten të pazëvendësueshëm në jetën e tij.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.