VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ushtria e re e Kosovës nën mbështetjen e NATO-s


E Enjte, 01.15.2009, 08:12am (GMT1)

Voal-online - Ushtria e re e Kosovës i bashkangjitet shtetit të ri të Kosovës, i cili e shpalli pavarësinë gati një vit më parë. Sipas Zërit të Amerikës që citon një zëdhënës të NATO-s, forca e Kosovës do të zëvendësojë Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Forca e re me 15 mijë anëtarë do të kryejë përgjithësisht detyra policore dhe nuk pritet të veprojë në rolin e një ushtrie tradicionale. Zëdhënësi tha se NATO-ja do të luajë një rol në menaxhimin e forcës së re të armatosur lehtë, për t'u siguruar që ajo do të kontrollohet në mënyrë demokratike dhe të jetë shumetnike, si edhe të ruajë mandatin e vet të qartë paqeruajtës.  Ushtria e Kosovës formohet dhjetë vjet pas hyrjes të trupave të NATO-s në Kosovë.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.