VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Quhet Chesley Sullenberg Heroi i Hudson-it që shpëtoi 155 jetë njerëzish
E Shtunë, 01.17.2009, 09:21am (GMT1)

(Voal-online) Quhet Chesley Sullenberger. Atij i kushtohen jetët e 155 vetave. Falë atij, falë aftësisë së tij, Airbus A320 i US Airways, me motorë në avai pas një përplasjeje me një tufë zogjsh, ka ateruar, pa pasoja në Hudson, lumin që ndan Manhattan nga New Jersey.

Prej dje Sullenberger, ish pilot lufte, është "heroi i Hadsonit" (Hudson' Hero). Faqet e gazetave janë plot me historinë e tij. Falënderimet dhe lëvdatat nuk kanë të mbaruar. Duke nisur nga Presidenti George W.Bush që vlerëson "zotësinë dhe heroizmin" përveç "përkushtimin dhe altruizmin" e dëshmuar gjatë përballjes me urgjencën.

"Ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke arritur të aterrojë avionin në ujë dhe duke siguruar që të shpëtojnë të gjithë ka thënë kryetari i bashkisë së qytetit New York, Michael Bloomberg E ka kontrolluar avionin dy herë për t'u siguruar mirë se askush më nuk ka mbetur aty. Vetëm pasi është siguruar, ka dalë vetë i fundit nga avioni. Për "mrekullinë e lumit Hudson" flet edhe guvernatori shtetit të New York David Paterson. Por ata që kurrë nuk do ta harrojnë Chesley Sullenbergerin janë pasagjerët e Airbusit. "Kapiteni ka ardhur menjëherë tek dhe na ka thënë të jemi të fortë," tha njëri prej pasagjerëve. "Ka bërë një gjë madhështore komenton një tjetër lavdi i qoftë atij për atë aterrim. Dhe më tej: "Kam udhëtuar me shumë avionë dhe ai ka qenë një aterrim fenomenal. "Dhe të gjithë, bash të gjithë, përsërisin, me një gojë fjalët: "Faleminderit, faleminderit, faleminderit." Faleminderit atij burri që e ka shndërruar në një kujtim të shëmtuar atë që mund të ishte një tragjedi e tmerrëshme.

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.