VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

CNN - Obama: Bush ka marrë vendimet më të mira në rrethana tejskajshmërisht të vështira - Në intervistën ekskluzive për CNN tha se ka arritur që të bindë shërbimet sekrete t'ia lejojnë celularin e tij Blackberry


E Shtunë, 01.17.2009, 09:50am (GMT1)

CNN

 

Obama: Bush ka marrë vendimet më të mira që mund të merreshin në rrethana tejskajshmërisht të vështira

 

Në intervistë tha se ia ka arritur t'i bindë shërbimet sekrete t'ia lejojnë telefonin e tij celular Blackberry

 

17 janar (Voal-online) - Në një intervistë të dhënë dje në CNN, Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama e ka cilësuar Presidentin në detyrë.

George W. Bush "një burrë i mirë". "Dua të them... mendoj se Bush personalisht është një burrë i mirë që e do familjen e tij dhe vendin e tij," ka deklaruar në CNN Obama, duke shtuar se, sipas tij, Bush "ka marrë vendimet më të mira që mund të merreshin në rrethana tejskajshmërisht të vështira".

Në të njëjtën intervistë, tri ditë para vendosjes së tij në Shtëpinë e Bardhë, Barack Obama bën të ditur se ai ia ka arritur t'i bindë shërbimet sekrete t'ia lejojnë telefonin e tij celular Blackberry. "Jam i qartë se çfarëdo që të shkruaj një mail mund të përfundojë në CNN. Për këtë do të kem në vetvete sigurinë se do të mendohem shumë mirë përpara se të prek tastierat e shkronjave," ka thënë Obama në intervistën dhënë rrjetit televiziv me qendër në Atlanta. Presidente i zgjedhur ka rrëfyer shumë herë se është dipendent i telefonit të tij celular të cilin e përdor për të qenë në komunikim me miqtë më të besuar pa filtra. Organet e sigurisë e kishin paralajmëruar se me të filluar funksionin e presidentit duhet të heqë dorë nga celulari për arsye sigurie. Duket se, më në fund, ka fituar ai.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.