VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Obama nis udhëtimin me tren si Linkolni drej Washingtonit
E Shtunë, 01.17.2009, 11:13am (GMT1)

17 janar - Voal-online -  Barack Obama fillon sot udhëtimin me tren, i cili do të përfundojë të martën në Uashington. Më 20 janar Obama do të bëjë betimin si presidenti i 44-të i SHBA-ve.
Turi me tren fillon në Filadelfia ku dhe u shpall pavarësia e SHBA-ve nga Britania në vitin 1776. Obama do të ndjekë itenerarin që zhvilloi me tren heroi i tij, presidenti amerikan Abraham Lincholn në vitin 1861 në prag të marrjes së postit të presidentit.

Ceremonia më simbolike, më e populluar dhe më e gjatë e përurimit të një presidenti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës filloi me një udhëtim në tren shtatë orë rresht drejt Uashingtonit: Barack Obama ka zgjedhur nisjen nga Filadelfia,qyteti prej nga më 1776 u firmos Deklarata e Pavarësisë dhe ku vitin e shkuar ai ka mbajtur fjalimin e tij më të rëndësishëm, fjalimin për racën. Obama ka zgjedhur trenin për të kujtuar udhëtimin që bëri Abraham Lincoln para se të betohej si presidenti i gjashtëmbëdhjetë në mars 1861, Abraham Lincoln i cili  shfuqizoi skllavërinë dhe e ribashkoi kombin.

Zezaku i parë në historinë amerikane që hyn në Shtëpinë e Bardhë ka marrë Lincolnin (lindur 200 vjet të shkuar: më 12 shkurt 1809) si pikë referimi simbolike dhe si burim frymëzimi aq sa të martën e ardhshme do të betohet mbi Biblën e tij, do ta citojë në fjalimin e përurimit deri edhe në banketin përurues dhe do të ketë të njëjtat asortimente të vitit 1861, duke filluar nga rosa.

Në udhëtimin e tij prej Filadelfias në Washington do të ishin dy etapa: e para në Wilmington të Delaware, ku do të ngjitet nënpresidenti i zgjedhur Joe Biden i cili jeton atje, e dyta në Baltimora. Në çdo etapë parashikohej një fjalim i shkurtër në praninë e madhe të njerëzve.

Të shtunën në mbrëmje Obama e familja e tij do të jenë në kryeqytet dhe nuk do të flenë më në hotel siç kanë bërë dy javët e fundit por hyjnë në Blair House, banesa për mysafirët e Shtëpisë së Bardhë të cilin Bushi nuk e kishte dhënë sepse ishte e zënë tashmë prej ish kryeministrit australian.
E diela do të jetë dita e muzikës: në shkallët e madhështorit Lincoln Memorial janë parashikuar një fjalim i Obamës dhe një koncert i gjatë me yjet më të mëdhenj të muzikës amerikane, mes të cilëve Bruce Springsteen, Stevie Wonder, Beyonce, Bono e Mary J. Blige. Edhe këtu është parashikuar prania e qindra mijë njerëzve.

E marta do të jetë dita e madhe, në Washington janë parashikuar dy milionë veta për betimin e  Barack Obamës si Presidenti i 44-t i SHBA. Dita do të hapet me një moment lutjeje, pastaj do të jetë procesioni me të cilin George W. Bush do ta shoqërojë Obamën deri në Kampidol (ku ndodhet Kongresi Amerikan), në shkallët do të jetë ceremonia e betimit (në orën 12 me orën e atjeshme, ora 18 me orën shqiptare) dhe fjalimi përurues. Pas ceremonisë së largimit të Bushit, do të ketë një drekë në Kampidol dhe parada e Obamës drejt Shtëpisë së Bardhë. Atë mbrëmje Washington do të japë një varg ballosh përuruese në praninë e Presidentit dhe të gruas së tij.

Përurimi mund të bëhet në borë e parashikuar të bjerë gjatë natës mes së dielës dhe të hënës si ajo e John Fitzgerald Kennedyt e temperatura e parashikuar do të jetë një gradë nën zero. Aparati i sigurisë është në gatishmërinë më të lartë për aktin e betimit: 42 500  ushtarakë, agjentë sekretë dhe policë do të vigjëlojnë.

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.