E Enjte, 04.25.2024, 02:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Obama: Ky është një Fillimi i ri - Na duhet e njëjta këmbëngulje që kanë pasur themeluesit e vendit
E Hënë, 01.19.2009, 08:32am (GMT+1)

Obama: Fillimi i ri

 

Radio Evropa e Lirë -  "Mbase problemet tona janë risi, por ajo që na duhet për t'i tejkaluar, nuk është risi. Na duhet e njëjta këmbëngulësi dhe i njëjti idealizëm që kanë pasur themeluesit e vendit", ka thënë Barak Obama, pak orë para inaugurimit president i 44-të i SHBA-ve. Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, dhe nënpresidenti Xhozef Bajden mbrëmë kanë arritur në Uashington, ku të martën mbahet ceremonia e inaugurimit të tyre në postet më të larta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Obama dhe Bajden kanë zgjedhur që në Uashington të shkojnë me tren nga Filadelfija, ashtu siç kishte bërë edhe presidenti i 16-të i SHBA-ve, Abraham Linkoln, në vitin 1861. Linkoln mbahet në mend në historinë amerikane si president që hoqi robërinë dhe i dha fund luftës civile.

Gjatë gjithë rrugës, Obama dhe Bajden janë përshëndetur ngrohtësisht nga dhjetra mijëra qytetarë të Shteteve të Bashkuara.

Para nisjes në Filadelfi, Barak Obama i tha masës së tubuar se periudha e ardhshme do të jetë përplot sfida dhe vështirësi.

"Ne jemi të vetëdijshëm se këto sfida kaq të mëdha nuk do të zgjidhen shpejt",
ka thënë Obama, para nisjes, për të shtuar: "Do të ketë nisje të gabuara, frustrime dhe zhgënjime. Edhe në këtë kohë të urgjencës do të na duhet durimi".

"Mbase problemet tona janë risi, por ajo që na duhet për t'i tejkaluar, nuk është risi. Na duhet e njëjta këmbëngulësi dhe i njëjti idealizëm që e kanë pasur themeluesit e vendit", ka thënë Obama.

Ai ka apostrofuar situatën e vështirë ekonomike në Shtetet e Bashkuara dhe ka vënë në pah se do të duhen sakrifica dhe kohë që ekonomia sërish të fillojë rritjen.

Në rrugën për në Uashington, treni është ndalur edhe në Vilmington, ku Obama ka deklaruar:

"Ky nuk është një udhëtim i rëndomtë me tren.
Ky është fillimi i ri", ka thënë ai.

Solemnitetet inauguruese vazhdojnë të dielen dhe të hënën me koncertet e yjeve të njohura në sheshin e Linkolnit në Uashington, ndërsa të martën, rreth orës 17, bëhet inaugurimi solemn i presidentit të 44-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Voal-online



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TOPI: Lufta në Kosovë u frymëzua nga kujtimi i Skënderbeut- Nga Bamir TOPI, President i Republikës - Fjalimi që mbajti në Konferencën Kombëtare "Familjet e Mëdha Fisnike Shqiptare" (01.17.2009)
Obama nis udhëtimin me tren si Linkolni drej Washingtonit (01.17.2009)
CNN - Obama: Bush ka marrë vendimet më të mira në rrethana tejskajshmërisht të vështira - Në intervistën ekskluzive për CNN tha se ka arritur që të bindë shërbimet sekrete t'ia lejojnë celularin e tij Blackberry (01.17.2009)
Quhet Chesley Sullenberg Heroi i Hudson-it që shpëtoi 155 jetë njerëzish (01.17.2009)
Panamaja njeh Kosovën e pavarur (01.16.2009)
Fjalimi i Lamtumirës i George W.Bush drejtuar kombit: "Kombi Amerikan kurrë nuk do të lodhet, kurrë nuk do të përkulet, kurrë nuk do të dështojë" (01.16.2009)
Me rastin e 80 Vjetorit të lindjes të Martin Luther King Jr. . I have a dream - Unë kam një ëndërr - mbajtur më 28 Gusht 1963 Nga Martin Luther King Jr. (01.15.2009)
Ushtria e re e Kosovës nën mbështetjen e NATO-s (01.15.2009)
Topi nuk firmos Ligjin e Dosjeve, por Ligji hyri në fuqi edhe pa firmën e Topit (01.15.2009)
Hillary Clinton: Amerika nuk bën dot pa botën as bota nuk bën dot pa Amerikën (01.14.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]