E Enjte, 04.18.2024, 04:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Barak dhe Mishel Obama marrin pjesë në festimet me rastin e inaugurimit
E Hënë, 01.19.2009, 08:35am (GMT+1)

Barak dhe Mishel Obama marrin pjesë në festimet me rastin e inaugurimit

 

ZA - Katër ditë festime me rastin e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Barak Obama, filluan dje në Washington, ku u dha një koncert madhështor para Memorialit të Linkolnit. Dhjetra mijëra njerëz ishin mbledhur, edhe pse ishte ftohtë, për të marrë pjesë në një koncert të legjendave të muzikës, Bruce Springsteen, Stevie Wonder dhe Bono, për të dëgjuar fjalimet që mbajtën personalitete të fuqishme të Hollivudit, për të parë prezantimet në video të inaugurimeve të mëparshme presidenciale, si dhe të momenteve kyçe në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Presidenti i zgjedhur Barak Obama doli nga pjesa e rrethuar me xham antiplumb dhe qëndroi në shkallët e memorialit ku ngrihet statuja me përmasa më të mëdha se ato reale e Abraham Linkolnit. Ishte Presidenti Linkoln ai, që në vitin 1862 nxori Proklamatën e Emancipimit për lirimin e skllevërve në Shtetet e Bashkuara. Të martën zoti Obama do ta verë dorën pikërisht mbi Biblën e Abraham Linkolnit, kur të bëjë betimin si Presidenti i 44-rt amerikan.

Ashtu sikurse ka bërë shpeshherë në muajt e fundit, Presidenti i zgjedhur foli hapur për sfidat

me të cilat përballen SHBA, duke theksuar se vendi është në luftë dhe ekonomia amerikane në krizë. Por zoti Obama la të kuptohet se nuk ka arsye për t'u dëshpëruar.

"Qëndroj sot këtu me më tepër shpresë se kurrë, që SHBA do ta përballojnë gjithshka, se ëndërra e të parëve tanë do të jetojë. Këtë shpresë e shoh sot këtu me ju, amerikanë të çdo race dhe feje, që keni ardhur sot, sepse besoni tek e ardhmja e vendit, dhe ngaqë dëshironi që ne t'ju ndihmojmë ta arrini atë."

Në miting foli edhe nënpresidenti i zgjedhur Xho Bajden, duke vlerësuar lart vlerën e punës dhe dinjitetin që ajo i sjell njeriut. Të pranishme ishin edhe gruaja e zotit Biden, Xhill, si dhe Zonja e Parë e ardhshme e SHBA, Michellle Obama. 

Po dje, më parë, zoti Obama nderoi kujtimin e të rënëve, me një vizitë në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit.

Pritet që të martën në ceremoninë e inaugurimit të zotit Obama të jenë të pranishëm rreth 2 milionë amerikanë, të cilët do të marrin pjesë në ceremoninë e betimit dhe në ballot që do të mbahen në mbarë qytetin. Në Washington janë marrë masa të larta sigurie, që të martën do të jenë edhe më të forta: urat kryesore dhe rrugët që lidhin periferinë me qendrën e qytetit do të jenë të hapura vetëm për makinat zyrtare.

Por vonesat në transport dhe masat e rrepta të sigurisë, shpeshherë jo konveniente, duket se nuk e kanë zbehur aspak entuziazmin e vizitorëve dhe banorëve të kryeqytetit.

Fakti historik i ardhjes së zotit Obama në postin më të lartë shtetëror nuk është diçka e zakonshme për një afrikano-amerikane nga Mississippi, Melba Clarke, e cila gjatë viteve të rinisë ka përjetuar segregacionin.

"Ky është me të vërtetë, realizimi i një ëndërre. Për një njeri si unë, që ishe nuse e re kur filloi lëvizja për të drejtat civile, është një nder i madh që jetoj sot, dhe e shoh materializimin e kësaj ëndërre, me zgjedhjen e Presidentit të parë afrikano-amerikan.
Jam tepër e emocionuar. Burri im ka qenë aktivist i të drejtave civile. Ai vdiq në muajin mars dhe unë kam ardhur këtu për të dhe për të gjithë ata që kanë qenë të radhët e para të lëvizjes për të drejtat civile në Mississipi," - thotë zonja Klark.

Zoti Obama përgatitet të fillojë detyrën si presidenti i ardhshëm amerikan me mbështetjen më të lartë të publikut që ka patur ndonjëherë një president i zgjedhur, gjë të cilën ai shpreson se do ta ndihmojë në marrjen e masave të menjëhershme për rigjallërimin e ekonomisë amerikane në krizë, për nismën drejt pavarësisë energjetike dhe për arritjen e synimeve të tjera ambicioze të administratës së tij.//lVoal-online

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Obama: Ky është një Fillimi i ri - Na duhet e njëjta këmbëngulje që kanë pasur themeluesit e vendit (01.19.2009)
TOPI: Lufta në Kosovë u frymëzua nga kujtimi i Skënderbeut- Nga Bamir TOPI, President i Republikës - Fjalimi që mbajti në Konferencën Kombëtare "Familjet e Mëdha Fisnike Shqiptare" (01.17.2009)
Obama nis udhëtimin me tren si Linkolni drej Washingtonit (01.17.2009)
CNN - Obama: Bush ka marrë vendimet më të mira në rrethana tejskajshmërisht të vështira - Në intervistën ekskluzive për CNN tha se ka arritur që të bindë shërbimet sekrete t'ia lejojnë celularin e tij Blackberry (01.17.2009)
Quhet Chesley Sullenberg Heroi i Hudson-it që shpëtoi 155 jetë njerëzish (01.17.2009)
Panamaja njeh Kosovën e pavarur (01.16.2009)
Fjalimi i Lamtumirës i George W.Bush drejtuar kombit: "Kombi Amerikan kurrë nuk do të lodhet, kurrë nuk do të përkulet, kurrë nuk do të dështojë" (01.16.2009)
Me rastin e 80 Vjetorit të lindjes të Martin Luther King Jr. . I have a dream - Unë kam një ëndërr - mbajtur më 28 Gusht 1963 Nga Martin Luther King Jr. (01.15.2009)
Ushtria e re e Kosovës nën mbështetjen e NATO-s (01.15.2009)
Topi nuk firmos Ligjin e Dosjeve, por Ligji hyri në fuqi edhe pa firmën e Topit (01.15.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]