VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Në prag të përurimit popullariteti i Obamës arrin kulmin bashkë me kremtimet
E Hënë, 01.19.2009, 06:41pm (GMT1)

Në prag të përurimit popullariteti i Obamës arrin kulmin bashkë me kremtimet

 

19 janar (Voal-online) - Në prag të përurimit, popullariteti i Presidentit të ri nuk ka qenë kurrë kaq i lartë: sipas sondazhi që sapo shpall CNN, Obama ka mbështetjen e 84% të të intervistuarve. Gjashtë veta në dhjetë shohin te ceremonia e përurimit "një kremte të demokracisë" dhe, ende më domethënës, 9 afroamerikanë në 10 thonë se kjo që po ndodh është realizimi i një ëndërre. Dita e Përurimit (The Inauguration Day) do të kushtojë rreth
$170 milionë.
Vetë ceremonia e betimit do të arrijë $1,24 milionë. Shpenzimet më të mëdha bëhen për masat e sigurisë dhe në dhjetëra ballo e festa që do të mbahen në qytetin e Washingtonit. Kryesisht ato do t'i mbulojnë sponsorët, qeveria federale do të mbulojë $49 milionë, ndërsa Shtetet e Washington DC, Virgjinia e Mariland i kanë kërkuar qeverisë qendrore edhe $75 milionë. Dhurimet, thonë ekspertët, do të jenë të bollshme. "Nuk janë ndihmesa nga $50 dollarë që i kemi parë gjatë fushatës së Obamës," thotë një studiues në Qendrën e Politikës së Përgjegjshme, në televizionin BAC, "janë dhurime nga $50000 sekush. Kompani të mëdha, njerëz të famshëm, elita elitash."

"Çdokush mund të jetë i madh, çdokush mund t'i shërbejë vendit." Kështu Barack Obama gjatë koncertit në Lincoln Memorial, ka shpallur nismën me të cilën, në prag të vendosjes së tij në Shtëpinë e Bardhë, dëshiron të bëjë të rilindë shpirtin e shërbimit dhe të vullnetarizmit në shoqërinë amerikane. '"Renew America Together", "rinovojmë së bashku Amerikën", është parulla e mijëra manifestimeve, 8500 gjithësejt në mbarë vendin të cilat mbahen në shenjën e përkushtimit ndaj vendit me rastin edhe të kremtes së Martin Luther King Day.
Edhe Obama e nënpresidenti Joe Biden, me familjet e tyre, morën pjesë në njërën nga këto iniciativa vulnetarizmi në zonën e Washingtonit. Mes manifestimeve kryesore, ai që zhvillohet në RFK Stadium, me pjesëmarrjen e mijëra vullnetarëve që përgatitin 75 mijë pako për t'ua dërguar luftëtarëve në front.

Mes të ftuarve të veçantë të përurimit do të jenë pesë anëtarë të ekuipazhit të Airbus 320 të linjës US Airways, që ka arritur ta zbresë avionin në ujërat e lumit Hudson në New York, ndër ta edhe piloti hero Chesley Sullenberger, lavdëruar nga Obama për manovrën e mrekullueshme. Obama i kishte telefonuar tashmë Sullenbergerit të premten e shkuar, një ditë pasi të 150 udhëtarët kishin arritur të mbijetonin në ujërat e ftohta të lumit Hudson. Do të jetë edhe Kezia Obama, njerka e Barack Obamës, e cila u martua me babain e tij në Kenya në vitin 1957, dy vjet pasi ai do të takohej me nënën e presidentit, me të cilën do të martohej. Duke përfituar nga ky rast Online Bingo e Obamës do të mbledhë tri ditë rresh fonde për kërkimet në fushtën e sëmundjeve gjenetike.

Ndërkohë ditën e tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë Presidenti Bush e ka kaluar duke iu telefonuar disave prej aleatëve kryesorë të viteve të fundit. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë
Gordon Johndroe ka thënë se Bush ua ka shprehur mirënjohjen këtyre liderëve për bashkëpunimin gjatë dy mandateve të tij. Mbrëmjen e mëparshme Bush e kishte kaluar në darkë me miq të vjetët. Pastaj ka ngrënë darkë me Condoleezza Rice, në Watergate, e pastaj ka kaluar një festë në Mariland, kjo ka qenë fare shkurt sepse George W. Bush e Laura shkojnë shpejt për të fjetur.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.