VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Filloi epoka Obama - dy milionë të pranishëm në ceremoni
E Martë, 01.20.2009, 04:00pm (GMT1)

20 janar (Voal-online) Metropolitana e Washington D.C ka qenë prej orës 4 të mëgjesit e supërmbingarkuar nga njerëzit që kanë vazhduar të vinë nga të katër anët e Amerikës për të marrë pjesë në përurimin e Barack Obamës si Presidenti i 44-t i vendit. Pritet të konfirmohet shifra e 2 milionë vetave të pranishëm në ngjarjen e madhe historike. Këmbësorët janë në çdo hap të qendrës së kryeqytetit amerikan. Peshën e madhe, planetare, të ngjarjes e dëshmojnë edhe deklarimet e personaliteteve botërore me këtë rast. "Populli amerikan nën udhëheqjen tuaj le të vazhdojë të gjeë një trashëgimin mbresëlënëse religjize e politike vlerat shpirtërore dhe parimet etike të nevojshme për të bashkëpunuar në ndërtimin e një shoqërie vërtetë të drejtë dhe të lirë të shënuar nga respekti për dinjitet, barazi dhe të drejta për çdo anëtar të shoqërisë, sidomos për të varfërit, të përjashtuarit dhe ata që nuk kanë zë," ka thënë në përshëndetjen e dërguar nga Papa Benedikti XVI.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.