VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Obama Day  - veprimtaritë e Obamës në orët në prag të përurimit


E Martë, 01.20.2009, 04:31pm (GMT1)

20 janar (Voal-online) Barack Obama e filloi ditën e sotme me pjesëmarrjen në një shërbim kishëtar afër Shtëpisë së Bardhë pak orë para betimit si Presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në Kishën Ipeshvnore të Shën Gjonit , që njihet si "kisha e presidentëve", çifti Obama arritën në një limuzinë të zezë. Atje i priste nënpresidenti Joseph R. Biden Jr. dhe e shoqja e tij Jill Biden. Pastaj Presidenti Obama dhe nënpresidenti Biden patën një takim me Presidentin Bush, nënpresidenti Cheney dhe liderët e Kongresit Amerikan për të pirë një kafe në Shtëpinë e Bardhë.

Duke respektuar një traditë të Shtëpisë të Bardhë, presidenti Gerge W. Bush ka lënë një letër 'konfidenciale'' për vazhduesin e tij Barack Obama në Zyrën Ovale. Bush e ka shkruar letrën dje dhe e ka lënë mbi një skrivani, që njihet me emrin Resolute Desk, sepse është ndërtuar prej druri nga një anije britanike që mbante të njëjtin emër. Zëdhënësja Dana Perino tha se është fjala për një letër urimi për mandatin që Obama e fillon sot.

Ndërkohë, masa e njerëzve vazhdon të grumbulllohet në hapësirën midis Kapitolit dhe Përkujtimores së Linkolnit, për të marrë pjesë në momentin hitorik, kur Obama do të vendosë dorën e djathtë mbi të njëjtën Bibël mbi të cilën e vuri Abraham Lincoln dhe u betua për të zbatuar Kushtetutën, 148 vjet pasi heroi historik i Obamës dhe lideri bashkëqytetar i Ilinoisit zbriti në Washington për të ruajtur bashkimin e vendit dhe për t'i dhënë fund skllavërisë. Në një darkë të dhënë mbrëmë për John McCain, Presidenti Obama premtoi se do të fillojë një stinë të re bashkëpunimi dhe bipartitizmi për hir të idealeve të Amerikës.

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.