VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRESIDENTI KROAT IVO JOSIPOVIÇ E FILLON VIZITËN NË KOSOVË

E Premte, 09.06.2013, 10:28am (GMT1)




Fotografi arkivi e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe homologut kroat, Ivo Josipoviq


Presidenti kroat, Ivo Josipoviq e ka nisur vizitën zyrtare në Kosovë, duke e pasur një agjendë të ngjeshur që ka filluar me takimin me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe do të vazhdojë edhe me takimet që janë paraparë me lidershipin kryesor kosovar.

Kështu, presidenti kroat do të pritet në takim edhe nga kryeministri kosovar, Hashim Thaçi dhe kreu i parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Pas këtyre takime, në orët e pasditës, presidentja e Kosovës e shoqëron homologun kroat në vizitën që do e realizojnë në fshatin Janjevë ku jeton komuniteti kroat i Kosovës.

Kroacia është bërë anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian prej 1 korrikut të këtij viti.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.